img
Rama: Apel pėr tė hapur rrugėn e zgjidhjes

Postuar më: 19/05/2010

Pas vizitës së radhës në QSUT pranë grevistëve opozitar, kreu i selisë rozë, Edi Rama, i ka bërë apel sot maxhorancës për hapjen e rrugës së zgjidhjes. “Unë dua që të përsëris, nga ky pavijon tani më i mbushur me grevistë e greviste, ku është shtrirë trupi i opozitës së stërmunduar në kërkim të së vërtetës, apelin për të hapur rrugën e zgjidhjes. Për të hapur rrugën e zgjidhjes që është në interes të publikut, që është në interes të së ardhmes”, ka theksuar kryesocialisti

Prononcimi i plotë për mediat i kryetarit të PS, Edi Rama:

 

Çdo shqiptarë që ka një zemër për të ndjerë, që ka sy për të parë, që ka vesh për të dëgjuar, e që sheh, dëgjon ashtu siç ndjen dhe siç kupton, e ka të qartë dallimin e madh mes kësaj opozitë që po stërmundohet në rrugën e së vërtetës, duke kërkuar transparencë dhe këtij pushteti që është kapur me thonj pas kutive të mbyllura, për të qëndruar në këmbë mbi një gënjeshtër që tanimë është vërtetuar edhe pa u hapur kutitë.
Gënjeshtra e madhe e 28 qershorit, gënjeshtra e madhe e legjitimitetit të një qeverie, që pikërisht pse nuk ka marrë votat e popullit, nuk është në gjendje që ti shërbejë qytetarëve ashtu siç duhet. Por përkundrazi po e çon Shqipërinë në tatëpjetën e një rrënimi demokratik dhe ekonomik, duke e kthyer drejtësinë në një fjalë boshe.
Unë dua që të përsëris, nga ky pavijon tani më i mbushur me grevistë e greviste, ku është shtrirë trupi i opozitës së stërmunduar në kërkim të së vërtetës, apelin për të hapur rrugën e zgjidhjes. Për të hapur rrugën e zgjidhjes që është në interes të publikut, që është në interes të së ardhmes. Që është në interes të çdo shqiptari e shqiptareje që do të jetojë në një Shqipëri ku liritë dhe të drejtat nuk janë fjalë boshe, ku demokracia nuk është një fjalë pa kuptim. Ku shteti i së drejtës nuk është një nocion abstrakt dhe ku ekonomia funksionon në të mirë të të gjithëve dhe jo thjesht në interes të disave.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy