img
Reagim, Imeraj: Kriza, Berisha t’i lėrė pėrrallat me tsunami

Postuar më: 19/12/2009

Sali Berisha t’ju thotë shqiptarëve pse ua shtrenjtoi faturën e energjisë elektrike, në prag të festave të fundvitit.
Sali Berisha të na tregojë të gjithëve pse arka e shtetit është bosh,

Pse nënpunësve të administratës civile nuk ju jep rrogat dhe shpërblimet që meritojnë,
Pse numri i bizneseve që falimentojnë po shtohet dita ditës njësoj siç po shtohet papunësia dhe varfëria.

Sali Berisha të sqarojë pse monedha e vendit po zhvlerësohet e fuqia blerëse po ulet.
Këto janë përgjigjet që shqiptarët duan të dëgjojnë e jo përrallat e Sali Berishës për cunami e ciklone.

Sali Berisha nuk e nxjerr dot Shqipërinë nga kriza ekonomike për sa kohë qeveria e tij është ilegjitime.
Qeveria e tij do vazhdojë të mbetet ilegjitime për sa kohë Sali Berisha nuk do të hap kutitë.
I përsërisim hap kutitë ose largohu.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy