img
Rrėzimi i dosjeve, njė tjetėr shuplakė pėr Berishėn

Postuar më: 01/02/2010

Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit unanim të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e ligjit për “Pastërtinë e Figurave”, i cili u kërkua me ngulm nga ana e qeverisë. Deputetja Shegush Ligori, u shpreh se, ky ishte rasti i 17-të në 4 vite qeverisje nga Sali Berisha, që Gjykata Kushtetuese i rrëzon ligje që bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

Më poshtë, mund të lexoni të plotë deklaratën e deputetes Shegush Ligori:

Sot, në më pak se një javë, Sali Berisha shënoi një tjetër rekord të turpshëm në historinë e demokracisë shqiptare, një rekord të denjë për një vend si Venezuela, por jo për Shqipërinë që kërkon të integrohet në Europë. Sot Gjykata Kushtetuese certifikoi atentatin e 17 të Sali Berishës ndaj Kushtetutës duke hedhur poshtë në unanimitet ligjin për pastërtinë e figurave, një ligj ky i kundërshtuar jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Këshilli i Europës.
Dosjet duhet të hapen, por përmes një ligji të ri për të cilin Partia Socialiste është e gatshme të japë kontributin e saj; një ligj i ri i cili  në radhë të parë duhet të respektojë Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sepse Sali Berisha duhet ta dijë se hetimi i krimeve të së shkuarës nuk mund të bëhet për të larë mëkatet e së tashmes


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

Qėllimisht partia nuk ėshtė as kryefjala dhe as fjalėkyēi i kėtij teksti tė hapur, por vetėm njė pjesė e rėndėsishme e tij. Sepse ne besojmė qė vizioni ynė europian nuk ėshtė i yni...
PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy