img
Rrjet kombėtar solidariteti

Postuar më: 08/01/2010

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, inspektoi situatën e përmbytjeve në Shkodër, së bashku me një grup deputetësh. Lideri socialist, ka parë nga afër situatën e vështirë të banorëve të fshatrave, ku banorët lëviznin me motobarka, duke mos i lënë shtëpitë e tyre në mëshirë të fatit pavarësisht rrezikut të madh që ju kanosej.  Në takime me banorët atje Rama ka dëgjuar dëshmitë e tyre rrënqethëse për humbje të gjithshkaje që kanë ngritur me mundim në shumë vite me rradhë. Gjatë një konference për shtyp në qytetin e Shkodrës Rama theksoi se tashmë në këtë qytet është ngritur një zyrë për ndihmën e banorëve të zonave të përmbytura. Kjo zyrë tha Rama është për shtabin emergjencës ngritur në qytetin e Shkodrës, i cili do të koordinojë punën me Shtabin e ngritur për këtë qëllim në Tiranë: Jemi këtu për të filluar një punë të përditshme nëpërmjet një zyre ku do të funksionojë shtabi i ndihmës, i cili do të koordinohet me shtabin në Tiranë dhe me të gjitha bërthamat që do të ndërtohen me shpejtësi sot e në ditët në vijim në të gjithë Shqipërinë për të sensibilizuar të gjithë popullin opozitar, për të sensibilizuar jo vetëm anëtarët e mbështetësit e partisë sonë, por çdo qytetar në Shqipëri dhe në emigracion që dëshiron të marrë pjesë në këtë lëvizje solidariteti për ato familje që nuk kanë thjeshtë problemin e sotëm të të gjendurit nën ujë, por edhe problemin e nesërm të të dalit nga kjo përmbytje, e cila nuk është thjeshtë përmbytja momentale e shtëpisë, por ka edhe dëmet e veta.

Dje, unë e kam thënë shumë qartë dhe do ta përsëris që ne nuk do t’i ndahemi Sali Berishës dhe Qeverisë për kompensimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha këtyre dëmeve që nuk janë shkatuar nga zoti, po nga keqqeverisja. Jemi absolutisht të bindur që ishte një katastrofë plotësisht e shmangshme dhe që të gjitha reshjet e prurjet e ujrave ishin plotësisht të kontrollueshme, brenda një kufiri të arsyeshëm, në rast se do të ishte vepruar konform të gjitha rregullave dhe procedurave ligjore që garantojnë menaxhimin e këtyre situatave.  Kjo nuk ka ndodhur. Kemi të dhëna të mjaftueshme për të besuar që, fatkeqësisht, jo vetëm që ka qenë një fatkeqësi që mund të shmangej, një katastrofë që mund të shmangej, por që gjithçka është akumuluar për arsye, të cilat janë të lidhura edhe me korrupsionin. Këto nuk janë sigurisht akuza që zbehin atë që sot mbetet më e rëndësishmja që jemi pranë njerëzve, të krijojmë një rrjet solidariteti njerëzor në të gjithë vendin, me të gjithë qytetarët e qytetetaret e këtij vendi, që jetojnë këtu apo jashtë. Të gjitha degët e PS-së, në të gjithë vendin dhe në emigracion janë vënë në lëvizje për të rritur ndjeshmërinë dhe për të koordinuar të gjitha energjitë pozitive të solidaritetit duke dhënë orientimet dhe rrugën e duhur për të gjithë ata që sot u gjenden pranë këtyre mijëra familjeve që rrinë në qiell të hapur dhe që gjenden nën ujë dhe jo vetëm shpirtërisht, por edhe financiarisht.

Është e domosdoshme nga ana tjetër të nënvizohet ama, që katastrofa, të cilën Sali Berisha thotë se duhet të jemi të lumtur që nuk është më e madhe, është aq e madhe sa ka këputur në mes me mijëra familje. Njëkohësisht është aq e rëndë sa ç’është i rëndë fakti që kjo është një katastrofë që mund të shmangej. Prandaj dosmodoshmërisht ne do të kërkojmë me këmbëngulje kompensimin e të gjithë të dëmtuarve deri në qindarkën e fundit nga pushteti përgjegjës që është qeveria e Sali Berishës. Nga ana tjetër do të kërkojmë me këmbëngulje nxjerrjen e çdo përgjegjësie një për një, fije për fije. Dua ta përsëris edhe sot nga zona e rënduar thirrjen time për Prokuroren e Përgjithshme për të bërë detyrën konform Kushtetutës dhe ligjit dhe për të mos lejuar që provat të fshihen dhe manipulohen për ta nxjerrë pa lagur nga kjo përmbytje një qeveri që po mbyt demokracinë, po mbyt shtetin e së drejtës, po mbyt ekonominë dhe fatkeqësisht po mbyt fizikisht shtëpi, prona, pasuri. Sigurisht nuk dua në asnjë mënyrë të mohoj sakrificën e asnjë ushtari të vetëm apo asnjë personi të vetëm që është këtu për të asistuar, falë edhe atyre që megjithëse krejt të çorganizuar dhe të pa orientuar siç duhet bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar njerëzit. Kjo është panorama që ne kemi për sot.

Pyetje...

Nuk ka nevojë për përshkrimin tim. Ju të gjithë jeni dëshmitarë në frontin e parë për të informuar publikun dhe e keni parë se sa dramatike është një situatë, e cila vjen si pasojë e një akumulimi problemesh që lidhen me të gjithë sistemin e përgatitjes së infrastrukturës për situata të tilla dhe njëkohësisht me një problem të krijuar nga keqqeverisja e periudhës së fundit, për arsye që lidhen edhe me korrupsionin. PS po vazhdon paralelisht punën edhe me një grup ekspertësh dhe juristësh për të formuluar edhe këtë aspekt që lidhet drejtpërdrejt me verimtarinë korruptive.

Dorëheqja e Priftit?

Ne përpara se sa të ndodhte kjo përmbytje e përmasave të patrolerueshme kemi kërkuar largimin e Sali Berishës dhe largimi i Sali Berishës bashkë me të gjithë priftërinjtë që i besojnë vetëm fesë së korrupsionit. Është një imperativ për të shpëtuar vendin nga përmbytje edhe më të mëdha se kjo dhe në rradhë të parë nga përmbytja e madhe e ekonomisë shqiptare.

Komente për deklaratat e Berishës për përhapjen e panikut?
 

Unë nuk e di se sa herë duhet të përsërisim atë që besoj është e qartë për të gjithë që Shqipëria ka një kryeministër që gënjen sikur këndon dhe për fat të keq cdo ditë hasemi me gënjeshtra pas gënjeshtrash. Nuk mund të merremi me përgënjeshtrimnin e përditshëm të çdo gënjeshtre, por përsa më takon dhe për sa na takon është e sigurt ne jo vetëm nuk kemi përhapur ansjë panik, por përkundrazi kemi bërë ç’është e mundur që paniku të mos përhapet. Për këtë i kemi kërkuar publikisht dhe zyrtarisht vetë Sali Berishës që të vetë vetëpërmbahet kur flet për panik dhe kur flet për shpatën e Demokleut mbi kokën e gjithë zonës.

Pyetje...

Unë e përsëris, u jemi mirënjohës të gjithë atyre që në kuadrin e forcave të ndryshme si bijë nënash, si shqiptarë në një detyrë apo në një tjetër, në nivelin e punës në terren kanë bërë dhe bëjnë sa munden, por pa asnjë dyshim që kjo që ndodh ka përgjegjësinë shtetërore si përgjegjësi themelore.  
 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy