img
Sfida jonė: Tė sjellim Europėn pranė qytetarėve

Postuar më: 31/03/2010

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në krye të një delegacioni të PS, merr pjesë në Konferencën e PES për Ballkanin me temë “ Shoqëritë Progresiste në Ballkan” e cila zhvillohet në datat 30-31 mars në Sarajevë.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë Kreu socialist ka theksuar edhe njëherë vullnetin dhe kërkesën e PS për t’u realizuar sa më parë liberalizimi i vizave me Shqipërinë. Gjithashtu integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera në BE ka qenë një ndër cështjet ku Edi Rama është ndalur fort, duke kërkuar mbështetje për vendin tonë për anëtarësim europian.

Më poshtë pjesë nga fjala e  Ramës në këtë konferencë:

“Së pari dëshiroj të ndaj me të gjithë ju këtë eksperiencë shumë mbresëlënëse, të ardhjes sime për herë të parë në këtë qytet shumë të veçantë, që është jo vetëm pjesë e një historie të përbashkët, por që po përjeton po ashtu një distancim të pajustifikuar nga Europa, të qytetarëve të tij, njësoj si dhe të shumë qytetarëve të tjerë të këtij rajoni.

Kalimi përmes Sarajevës për të ardhur në këtë takim, ishte me të vërtetë një moment shumë i veçantë për mua, por, njëkohësisht, e kisha të pamundur të kuptoja sesi ka mundësi që pas kaq vjetësh, ne ende nuk gëzojmë lirinë të lëvizim nëpër Europë pa viza. Prandaj në këtë konferencë mendoj që është rasti për të kërkuar mbështetje për mundësimin e udhëtimit të lirë nëpër Europë pa viza për ne, ashtu si dhe për të gjithë qytetarët e tjerë të Europës apo dhe të këtij rajoni.

Anëtarësia në BE është projekti ynë politik i transformimit dhe i demokratizimit. Është e rëndësishme që të ndërtojmë Europën në vendet tona, por është po ashtu e rëndësishme që Europa të mos i zbehë ambiciet dhe standardet në marrëdhëniet e saj me vendet e Ballkanit perëndimor. Objektivi i BE në Shqipëri nuk mund të jetë më thjesht stabiliteti.

Vetëm një politikë e re dhe një vizion i ri mund ta avancojë axhendën europiane për Ballkanin perëndimor dhe për shoqëritë këtij rajoni.  Në këtë kontekst ne duhet të përpiqemi shumë që ta sjellim Europën më pranë qytetarëve tanë,kjo është sfida jonë.

Takime si ky janë shumë të rëndësishme për partitë tona, për përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur anëtarësimin në BE, për mbështetësit dhe popujt tanë. Si bashkëkryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Europën Juglindore ju ftoj ta organizojmë takimin e radhës në Tiranë,dhe shpresoj që në takimin tjetër qytetarët e Sarajevës dhe qyetarët e Shqipërisë do të jenë të lire të udhëtojnë nëpër Europë pa viza.”     


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy