img
Shalsi: Berisha po kėrkon tė ndalė njė proces decentralizimi, qė jo vetėm cėnon demokracinė vendore, por rrezikon seriozisht integrimin Europian

Postuar më: 06/12/2009

Duke firmosur Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore në vitin 1999, e cila menjëherë  u shoqërua me hartimin dhe miratimin e ligjit organik për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, Shqipëria i hapi rrugën fillimit të një procesi shumë të rëndësishëm, që tashmë njihet si reforma e Decentralizimit, dhe që synon një zhvillim të qëndrueshëm të sistemit demokratik, rritjen e eficencës dhe efektivitetit qeverisës, krijimin e një baze më të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik dhe të një qeverisje më transparente, duke siguruar edhe pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen dhe administrimin e resurseve vendore. Por qyshse erdhi në pushtet, Sali Berisha u lëshua me një mllef drejt pushtetit vendor duke u përpjekur në mënyrë sistematike të uzurpojë kompetencat e bashkive dhe të atrofizojë burimet e të ardhurave,  dukë ndërhyrë herë me akte normative dhe herë me ligje në kundërshitm flagrant me kushtetutën dhe parimet e Kartës Evropiane.   
Qyshse erdhi në pushtet Sali Berisha nuk mund të pranonte refuzimin e vazhdueshëm që qytetarët e këtij vendi i kishin bërë atij dhe kandidaturave të tij në zgjedhjet vendore, ndaj nuk rreshti luftën kundër pushtetit vendor duke u përpjekur vazhdimisht të pengojë, të bllokojë dhe të sabotojë punët publike me qëllimin e vetëm,  armiqësimin e qytetarëve me të zgjedhurit e tyre vendor.

Qyshse erdhi në pushtet Sali Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë gjë për të vazhduar reformat në sistemin e qeverisjes vendore, por përkundrazi shkeli dhe vazhdon të dhunojë demokracinë vendore ne Shqipëri, duke dështuar në të njëjtën kohë të reformojë bazën legjislative vendore, duke mos u konsultuar për asnjë rast gjatë ndryshimit të ligjeve me aktorët vendore, duke injoruar krejtësisht edhe rekomandimet e nëntorit të vitit 2006. 

Duke mos njohur asnjë pushtet tjetër dhe duke dashur të ketë nën thundrën e tij edhe pushtetin e pavarur vendor, për shkak të lakmisë dhe injorancës së tij për të kuptuar funksionimin e një shteti demokratik, Sali Berisha po kërkon të ndalë dhe të kthejë mbrapsht një proces decentralizimi, që jo thjesht dhe vetëm cënon demokracine vendore në Shqipëri, por rrezikon seriozisht integrimin Europian të Shqiptareve.

 
Sali Berisha nuk dëshiron të kuptojë se refuzimi i hapjes dhe transparenca e kutive te 28 qershorit po sjell një zinxhir pasojash që ndërmjet të tjerave po asfiksojnë  edhe  demokracinë vendore në Shqipëri. Një Kryeministër që nuk provon dot legjitimitetin e tij sepse ka frikë të tregojë se çfarë përmbajnë kutitë e votimit nuk mund të qeverisi në mënyrë demokratike ndaj duhet të largohet së bashku me kutitë e mbyllura.   


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy