img
Shalsi: Tė hėnėn ejani tė protestojmė para Parlamentit

Postuar më: 19/12/2009

Ditën e hënë më 21 dhjetor, në orën 5 pasdite, përpara sallës së Parlamentit ne do të vijomë protestat tona në Tiranë.
 
Ejani të protestojmë për krizën demokratike në të cilën e ka zhytur vendin dhe institucionet kryesore të tij papërgjegjshmëria e Sali Berishës.
 
Ejani të protestojmë kundër kokëfortësisë berishiane që kërkon t’i  mohojë shqiptarëve të drejtën elementare të hapjes kutive.
 
Ejani të protestojmë kundër kësaj qeverie, që gjendjen ekonomike mundohet ta paraqesë si zhvillim të paparë ndërkohë që kriza ekonomike është ulur këmbëkryq në Shqipëri.
 
Ejani të protestojnë për rritjen e çmimit të energjisë, që godet dhjetëra mijëra familje shqiptare por dhe qindra biznese të cilët përveç krizës ekonomike tashmë i duhet të përballojnë papërgjegjshmërinë qeveritare.
 
Ejani të protestojnë për mbërthimin dhe komandimin e shtetit nga një familje e vetme, ajo kryeministrore  që interesat speciale të saj i ka vendosur mbi interesat e përgjithshme të popullit.
 
Ejani të protestojmë sepse ne ende vazhdojmë të vuajmë mungesën e lirisë për të lëvizur ndërkohë që  fqinjët tanë festojnë heqjen e regjimit të vizave dhe duke filluar nga sot Maqedonasit, Malazezët, Serbët do të udhëtojnë lirisht në Europë.
 
Ejani t’i tregojmë këtij kryeministri se shqiptarët nuk meritojnë as gjuhën dhe as fjalorin e pështirë të tij dhe as i kanë borxh sjelljen arrogante dhe të papërgjegjshme. Shqiptarët  duan zgjidhje për problemet që kjo qeveri po ua shton përditë e më tepër.
 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy