Postuar më: 17/12/2009
Po mbushen tre muaj që mësuesit e dispozicionit, nuk kanë marrë ende asnjë gjysëm leku për shërbimin që u kanë ofruar nxënësve. Po mbushen tre muaj që këta argatë fatkeqë shtyjnë ditët, gojëkycyr prej zorit se po të ndjehen për rrogën që u takon. Ndaj mësuesit nuk flasin, por ne i themi Sali Berishës jepu rrogat ose largohu.
Sali Berisha harxhoi 2 milion euro vetëm për banderola, me papërgjshmërinë e tij la pa rroga gjithë mësuesit me kontratë.
Sikur të mos mjaftonin grevat studentore të urisë, mësuesit e marrë peng nëpër mitingje komuniste apo të flakur në mes të katër rrugëve se nuk u binden borive ogurzeza të këtij palo ahegnxhiu, sikur të mos mjaftonte rreshti i stërgjatë i mësuesve të papunë, sot edhe ata mësues të punësuar, u dashkan t’i shërbejnë veresie shefit të analfabetizmit, e të mbajnë barkun me dorë, ata dhe fëmijët e tyre, pasi rrogave nuk po u duken gjurmët.
Ne i themi Sali Berishës që rroga për ty nuk është asgjë përballë fitimeve të shumta që të sjell biznesi i kryeministrit, por për familjet të cilat jetojnë me punë të ndershme rroga është jetë dhe mbijetesë. Ndaj të bëjmë thirrje jepu rrogat ose largohu.
Sali Berisha, ke përdhosur e po përdhos si mos më keq një nga figurat më të shtrenjta të këtij kombi – mësuesin. Jepu sot këtyre burrave e grave rrogën që u takon me ligj e me të drejtë, ose përndryshe përgatitu të ikësh me turp, duke marrë mbi shpinë gjithë neverinë dhjetëra mijëra arsimtarëve që sot, vec tjerash, të tregojnë me gisht edhe si njeriun që i vuri kazmën arsimit në Shqipëri. Jepu rrogat mësuesve Sali Berisha ose largohu.







