img
Shamku: Studentėt nė grevė, fituan tė drejtėn pėrmes vetėflijimit

Postuar më: 12/11/2009

Mbrëmë studentët e Universitetit Bujqësor fituan. Fituan para së gjithash se ishin në të drejtën e tyre, të drejtë që ua garantojnë ligjet e mbara europiane, por që kërkojnë t’ua heqin fermanët e shpikura nga Sali Berisha. Fituan edhe se ju gjendën në krah studentë nga Vlora që veç një muaj më parë kjo qeveri i detyroi të dergjeshin gjashtë ditë e net po ashtu në grevë urie për të mbrojtur të drejtat. Ju gjendën në krah edhe studentë nga Tirana që para një viti po kjo qeveri i detyroi të braktisnin plot dy muaj leksionet e të protestonin nëpër sheshet e Tiranës. Fituan se patën po ashtu në krah vëmendjen e mediave të pazaptuara nga Berisha, të cilat me gatishmërinë e tyre shmangën disa herë dhunën policore që qeveria zgjodhi si mjet zgjidhjeje.

Pavarësisht fitores, vijojmë sot të mbetemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën sesi u dashka ta mbrosh të drejtën në këtë vend. Grevat pa mbarim të studentëve të Tiranës, Vlorës e tash edhe të Kamzës flasin qartë.

Ky pushtet dhune identik me atë të Hoxhës i detyron shqiptarët që t’i fitojnë të drejtat vetëm përmes sakrificës sublime e vetëflijimit.
Përveç dhunës, injoranca dhe paaftësia –tjetër tipar i këtij pushteti edhe këtë radhë thjesht mbuloi zjarrin me hi, por nuk ndërhyri të ndreqë sistemin mediokër “made in Albania”, që prodhon çdo muaj të tilla kolapse. Jemi thellësisht të shqetësuar për të gjithë ata studentë të guximshëm që zgjedhin ta mbrojnë të drejtën e tyre me jetë, po edhe për më pak të guximshmit që nuk ndjehen dhe që shkelen me këmbë dhe për krejt ditët në vijim që kanë për të qenë si këto që lamë pas, për faj të dhunës dhe paaftësisë. Shqiptarët nuk meritojnë të trajtohen si skllevër të pushtetit.
 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy