img
SHISH, Berisha tė heqė dorė nga skenari antidemokratik

Postuar më: 10/03/2010

Partia Socialiste përsëri ka akuzuar Berishën për uzurpim të institucionit të SHISH me ndryshimet e fundit që i bëhen ligjit për këtë dikaster. Deputeti  Ilir Gjoni në një deklaratë për shtyp u shpreh se ligji aktual i SHISH nuk ishte e nevojshme të ndryshohej pasi është hartuar në bazë të të gjithë standarteve europiane.

Lexo të plotë deklaratën e deputetit Ilir Gjoni:

Partia Socialiste për të  disatën herë del para opinionit publik për t’u rënë këmbanave të alarmit për tentativën ogurzezë e të përsëritur të Sali Berishës për të vënë dorë, me synim kontrollin personal, të një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit sic është Shërbimi Informativ Shtetëror.
Të gjithë e dimë se SHISH trashëgoi një emër të keq nga Sigurimi, por e thelloi atë edhe me gabimet e rënda që bëri në periudhën e 1996-1997.
Ristrukturimi i tij në vitet 1998-2002, si në baza ligjore ashtu edhe sa i përket përcaktimit të misionit dhe detyrave që duhej të kryente u bë nga partnerët tanë kryesorë dhe zoti Berisha e di shumë mirë.  Të gjitha sugjerimet e rekomandimet e tyre kanë patur si qëllim nxjerrjen e tij nga llumi ku kishte rënë, vënien në pozita pune duke luajtur një rol sa më transparent e demokratik. Sfida që ai po përpiqet të bëjë rishtazi është reminishencë e periudhës donkishoteske kur Berisha i kishte hypur gomarit së prapthi.
Shurdhëria e qëllimtë e Berishës dhe deputetëve të tij ndaj apelit të opozitës dhe mbi të gjitha partnerëve ndërkombëtarë është me pasoja të rënda për funksionimin demokratik të këtij Institucioni i cili edhe më parë ka qenë viktimë e keqpërdorimit politik nga ana e Sali Berishës.
Për reformimin e shërbimeve të inteligjencës në një shtet demokratik është e domosdoshme që të aprovohet një strukturë ligjore e saktë dhe e hollësishme për veprimtarinë e tyre.  
Kjo duhet të bëhet me një diskutim  publik dhe me pjesëmarrjen e shumë aktorëve. Diskutimi publik i rolit të inteligjencës dhe pastaj i marrjes së nismave për përgatitjen e ligjit ose edhe për ndërhyrjen në të në një demokraci të re, të pakonsoliduar si kjo e jona shërben për një numër të rëndësishëm qëllimesh sic është:
1-Largimi i çdo misteri për shërbimet e inteligjencën si dhe lejon pjesën tjetër të shoqërisë që nuk është pjesë e këtij komuniteti (shërbimi), të vlerësojnë në mënyrë më realiste nevojën dhe vlerat që ka inteligjenca për vendin;  
2-Krijimi i mundësive ligjore për civilët ( edhe në sferën politike) që të kenë njohjen për ta drejtuar dhe kontrolluar, për ata që dëshirojnë që të bëhen specialistë të inteligjencës në këto shërbime;
3-Si dhe ushtrimi i presionit demokratik mbi qeverinë që veprimtaria e shërbimeve të inteligjencës të jetë sa më trasparente dhe brenda kuadrit demokratik të shtetit ligjor.  
Ne e përsërisim edhe një herë se qëllimi i ndryshimeve të propozuara ka synime të pastra politike. Këto ndryshime nuk janë të domosdoshme. Për arsye se:
a-Ligji aktual nuk e pengon shërbimin (SHISH-in) që të merret me mbledhjen e informacioneve dhe përgatitjen e tyre për qeverinë nëse ka një kërkesë nga ana kryeministrit ose dhe presidentit, por duhet thënë mbi të gjitha se këto informacione duhet të mbidhen kur kjo veprimtari cënon SIGURINE KOMBETARE, që është dhe esenca e përdorimit të këtij shërbimi.  
Për mbledhjen dhe ndjekjen e krimit të korrupsionit dhe nëndarjeve të tija, shteti ka struktura të posaçme si në polici, prokurori etj.Me  ndryshimet e propozuara Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një zvëndësues të këtyre të tjerave, kur në fakt shërbimi i inteligjencës dhe ai i kundërinteligjencës janë për të siguruar kombin dhe shtetin, nga kërcënimet e huaja kryesisht kërcënimet e reja asimetrike.
b-Vendosja e afatit kohor për mandatin e Drejtorit të Shërbimit bëhet me qëllimin e vetëm të zëvendësimit të tij me ndonjë tjetër që të merret dhe drejtohet  siç e dëshiron ai që po e propozon, pra Sali Berisha.  
Partia Socialiste i bën thirrje edhe një herë Sali Berishës të heqë dore sa nuk është vonë nga ky skenar antidemokratik.

 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

Qėllimisht partia nuk ėshtė as kryefjala dhe as fjalėkyēi i kėtij teksti tė hapur, por vetėm njė pjesė e rėndėsishme e tij. Sepse ne besojmė qė vizioni ynė europian nuk ėshtė i yni...
PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy