img
Shqiptarėt varfėrohen, qeveria paguan 35 zv/ministra

Postuar më: 02/02/2010

Partia Socialiste ka denoncuar qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha, që për shkak të zgjedhjes së saj, po shpenzon pa moral gjithnjë e më shumë të ardhura për të shpërblyer aleatët e saj me poste shtesë të zëvendës ministrave. Deputeti Erjon Brace, tha se kjo çetë njerëzish, po u kushton shumë shqiptarëve në këtë kohë krize.
Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Erjon Brace:
Në kushtet e një krize ekonomike që çdo orë zgjerohet duke përfshire në të, në çdo orë, një familje; Në kushtet kur për shkak të kësaj krize:
-çmimet:
 *e produkte ushqimore, bujqësore e të përpunuara, po rriten;
*e shërbimeve jetike, drita, ujë, ngrohje, shëndetësi, arsim, strehim, po rriten
-taksat:
*për qytetarët dhe për biznesin, po rriten
-leku:
*monedha në përdorim të përditshëm, po zhvlerësohet dhe zëvendësohet me një tjetër edhe më të shtrenjtë
-të ardhurat:
*për familjet, bizneset, qeverinë, funksionet bazë të shtetit, po bien duke thelluar çdo orë gropën e krizës dhe pamundësinë e shtetit për të shërbyer
-borxhet:
*për familjet, bizneset, qeverinë po shtohen me një rritëm të frikshëm duke bërë debitor edhe fëmijën e porsalindur
 
Pra, për shkak të krizës dhe bizneset, po paguajnë e do paguajnë, cdo orë, më shumë se më parë; Qeveria e kryeministrit Sali Berisha, për shkak të zgjedhjes së saj, po shpenzon pa moral, gjithnjë e më shumë
- shpenzimet qeveritare:
* për ministra e zv. ministra, pra për nivelin politik të Qeverisë, aspak shërbyes për qytetarin, po shtohen.
Në kushtet e një krize ekonomike që çdo orë zgjerohet duke përfshirë në të, në çdo orë, një familje.
Në kushtet kur për shkak të kësaj krize:
- çmimet:
 *e produkte ushqimore, bujqësore e të përpunuara, po rriten;
*e shërbimeve jetike, drita, ujë, ngrohje, shëndetësi, arsim, strehim, po rriten
- taksat:
* për qytetarët dhe për biznesin, po rriten
- leku:
* monedha në përdorim të përditshëm, po zhvlerësohet dhe zëvendësohet me një tjetër edhe më të shtrenjtë.
- të ardhurat:
* për familjet, bizneset, qeverinë, funksionet bazë të shtetit, po bien duke thelluar çdo orë gropën e krizës dhe pamundësinë e shtetit për të shërbyer
- borxhet:
* për familjet, bizneset, qeverinë po shtohen më një rritëm të frikshëm, duke bërë debitor edhe fëmijën e porsalindur.
Pra, për shkak të krizës dhe bizneset, po paguajnë e do paguajnë, çdo orë, më shumë se më parë
Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha, për shkak të zgjedhjes së saj, po shpenzon pa moral, gjithnjë e më shumë
- shpenzimet qeveritare:
* për ministra e zv. ministra, pra për nivelin politik të Qeverisë, aspak shërbyes për qytetarin, po shtohen.
Qeveria përfundoi emërimin e zv. ministrave duke kompletuar politikisht një marrëveshje shpërblyese që ndau qeverinë, administratën, nivelin politik dhe tani edhe publik, me përqindje.
Për shkak të vendimmarrjes politike ne kemi sot 35 zv. ministra, më shumë se në çdo vit e qeveri që prej vitit 1912, në një strukturë ekstremisht jo normale, jo funksionale po aspak shërbyese.
Në MPJ kemi 2 zv ministra.
2 edhe në Ministrinë e Integrimit.
Në Ministrinë e Bujqësisë kemi 3.
3 edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
2 në Ministrinë e Drejtësisë.
Në Ministrinë e Financave kemi 2.
3 edhe në Ministrinë e Ekonomisë.
Në Ministrinë e Transporteve kemi 3.
2 në Ministrinë e Punës.
Në Ministrinë e Arsimit kemi 2.
3 në Ministrinë e Kulturës.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kemi 2.
3 në Ministrinë e Mjedisit.
Në Ministrinë e Bujqësisë kemi 2.
Kemi edhe  zv. ministër të Ministrit të Shtetit.
Një çetë me njerëz politike e të paaftë, të papërshtatshëm e dallkaukë. Një çetë që kushton shumë por që e paguajnë qytetarët shqiptarë, me qindarkat e tyre të krizës. 140 mln lekë në muaj. 1,6 miliard në vit (rroga, sigurime, dieta, ndihmës, këshilltare, makinë, telefon) për këta 35 vetë.
Në muaj, e barabartë me:
- ndihmën ekonomike të 7000 të papunëve.
- pensionin minimal në qytet të 1272 pensionistëve.
- pensionin minimal në fshat të 2544 pensionistëve.
Për të gjithë shqiptarët që paguajnë, vetëm për 35 zv. ministra, llogaria në muaj është kjo:
- 4.666.666 lekë në ditë.
- 194.444 lekë në orë.
- 3.240 në minutë.
Pra, shqiptarët paguajnë sot, 2.3 euro çdo minutë vetëm për 35 zv. ministrat, plus të tjera euro që paguajnë për 16 ministrat që kanë e që nuk shërbejnë.
Kjo është fatura që shqiptarët paguajnë për marrëveshjen me përqindje të Saliut me Ilirin, me Fatmirin, me Spiron, me Ekremin, me Arjanin, me Neritanin, me Lufterin, madje edhe me Adriatikun.
 
Kjo është fatura që shqiptarët paguajnë me varfërinë e tyre! Me varfërinë e tyre, Kryetari i PD shpërblen e paguan Lëvizjen Socialiste të Ilirit, Republikën e Fatmirit, Të Drejtat e Spiros, Monarkinë e Ekremit, Idetë Liberale të Arjanit, Aleancën personale të Neritanit, Biznesin mjedisor të Lufterit, madje edhe Ballin e Adriatikut!
Kjo faturë e turpshme, shumëfishohet sa më poshtë zbret, në nivel administrativ, lokal, duke zgjeruar bazën e piramidës politike të përfituesve politike nga paratë e taksave të çdo shqiptari, piramida e Saliut që ashtu si ajo e Vehbiut vjedh shqiptarët! Për këtë shkak duhet të rrëzohet!


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy