img
Skandali me faturat e energjisė nė shkolla

Postuar më: 22/04/2010

Abuzimi me faturat e energjisë ka qenë problemi i ngritur në deklaratën për shtyp të kryetares së minibashkisë Nr.1 në Kryeqytet, Lindita Nikolla. Në daljen e saj para kamerave Nikolla ka thënë se për disa nga shkollat e kësaj minibashkie OSSH vazhdon të faturojë prej disa kohësh fatura shumë të shtrenjta të energjisë elektrike dhe vlera e tyre nuk përkon me numrin e kilovatëve të treguara në sahat. "Kështu në Kopshtin Nr. 24, me 180  fëmijë, janë faturuar 6,920 kilovat-orë të përdorur sipas leximit, ndërsa sahati tregon një numër më 20 fish më të vogël. Në shkollën nëntëvjecare Kushtrimi i Lirisë, aktualisht në rikonstruksion, është faturuar përdorimi i 10 mijë kilovat-orëve afrofe, ndërsa sahati i vendosur tregon më pak se gjysmën e kësaj vlere në total. Shkolla 1 Maji gjithashtu rezulton se ka shpenzuar sipas OSSH 10 mijë kilovat orë, të faturuara afrofe", ka thënë kryetarja e minibashkisë 1.


Deklarata për Shtyp e anëtares së Kryesisë, njëherësh kryetare e minibashkisë Nr.1, Lindita Nikolla:


Ndërsa jemi përballur prej kohësh me ankimimet e qytetarëve mbi faturat e energjisë elektrike, prej mëse një viti në minibashkinë Nr. 1 jemi dëshmitarë të një akti më shumë se arbitrar dhe abuzues të OSSH, kompani në të cilën shteti shqiptar vazhdon të ketë 25% të aksioneve.

Pas paraqitjes së përsëritur së faturave tejet të shtrenjta të energjisë elektrike për disa nga shkollat në minibashkinë numër 1, grupet tona të verifikimit kanë kontrolluar faktet. Realiteti me të cilin na kanë përballur këto verifikime është tronditës. Jo vetëm që konsumi i energjisë elektrike nga shkollat në minibashkinë numër 1 nuk ka qenë në nivelet e faturuara nga punonjësit e OSSH, por madje këto shifra janë fryrë disa fish duke rritur padrejtësisht kostot për shkollat.


Kështu në Kopshtin Nr. 24, me 180  fëmijë, janë faturuar 6,920 kilovat-orë të përdorur sipas leximit, ndërsa sahati tregon një numër më 20 fish më të vogël. Në shkollën nëntëvjecare Kushtrimi i Lirisë, aktualisht në rikonstruksion, është faturuar përdorimi i 10 mijë kilovat-orëve afrofe, ndërsa sahati i vendosur tregon më pak se gjysmën e kësaj vlere në total. Shkolla 1 Maji gjithashtu rezulton se ka shpenzuar sipas OSSH 10 mijë kilovat orë, të faturuara afrofe. Leximi i sahati tregon një vlerë tjetër, shumë herë më të vogël. Gjithashtu keni këtu disa shkolla të tjera ku gjithashtu po abuzohet në mënyrë skandaloze me konsumin e energjisë.


Sot shteti është duke vjedhur jo vetëm qytetarët por edhe nga vetja e tij.  Këto fatura të padrejta janë prova që pushteti shqiptar nuk është i interesuar sot që minibashkitë të ofrojnë shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët, që shkollat të shpenzojnë ato pak fonde që kanë në të mirën e arsimimit të fëmijëve.


Kjo është arsyeja pse më 30 Prill qytetarët e minibashkisë numër 1 do të protestojnë kundër pushtetit i cili po rrëmon në xhepat e tyre, po bastis institucionet që ju shërbejnë atyre dhe fëmijëve të tyre dhe po vjedh edhe vetveten për të fshehur të vërtetën që është tanimë e qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë: se një pushtet i vjedhur ka vetëm një qëllim – të vazhdojë vjedhjen e pushtetit dhe fondeve publike në çdo sektor e mundësi pa pyetur për shërbimet e munguara ndaj qytetarëve dhe familjeve të tyre.

Në datën 30 Prill ne do të protestojmë në shesh kundër pushtetit të votës së vjedhur që tani po zgjat duart drejt pasurive publike e private të të gjithë qytetarëve pasi u tjetërsoi vullnetin e lirë, dhe ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të minibashkisë 1 dhe të Tiranës ti bashkohen kësaj proteste për të mbrojtur të drejtat e tyre nga pushteti i Rruzhdies.  


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy