img
Spoti, KKRT shkel ligjin

Postuar më: 19/05/2010

Deputeti i PS Fatmir Toçi në një prononcim për mediat, u shpreh se transmetimi i një antireklame prej disa ditësh në televizionin publik shqiptar dhe në disa televizione të tjera, synojnë prishjen e imazhit të opozitës dhe të grevës së urisë. Më tej ai ka vazhduar se, KKRT-ja shkel ligjin duke mos e dënuar këtë antireklamë, dhe se së paku në një rast tjetër KKRT-ja ka ndëshkuar një subjekt që ka transmetuar një reklamë që u konsiderua fyerje në kundërshtim me ligjin. “Të gjithë mund të dallojnë lehtësisht se spoti tregon një marrëdhënie private njerëzore të disa individëve. Çdo lidhje e montazh me protestën e PS-së është një sajesë e shëmtuar, një praktikë tipike e propagandës fashiste e komuniste”, theksoi Toçi.

Prononcimi i dhënë për mediat i deputetit Fatmir Toçi:

Prej disa ditësh Televizioni Publik Shqiptar dhe disa televizione të tjera transmetojnë një antireklamë për protestën e opozitës. Ajo synon prishjen e imazhit të opozitës dhe protestës së saj, denigrimin e institucionit të grevës së urisë. Të gjithë mund të dallojnë lehtësisht se spoti tregon një marrëdhënie private njerëzore të disa individëve. Çdo lidhje e montazh me protestën e PS-së është një sajesë e shëmtuar, një praktikë tipike e propagandës fashiste e komuniste.

Kushtetuta e Shqipërisë, neni 18, përcakton se askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkak të bindjeve politike. Ligji për Radiotelevizionit e përcakton qartë se ndalon prodhimin dhe transmetimin e reklamave denigruese.

Tradita ka dëshmuar se së paku në një rast tjetër KKRT-ja ka ndëshkuar një subjekt që ka transmetuar një reklamë që u konsiderua fyerje në kundërshtim me ligjin. Kësaj radhe KKRT-ja shkel ligjin duke mos e dënuar, por edhe bekoi duke ia rekomanduar transmetimin e tij televizioneve. Reklama në fjalë rreket të përgjithësojë se protestat e opozitës janë të paguara.

Ky është momenti që autorët e spotit duhet të përgjigjen dhe të bëjnë transparencën ku e kanë prodhuar këtë spot,  ku i kanë siguruar materialet filmike, sa ka kushtuar prodhimi dhe transmetimi i tij. Theksojmë këtu se kostoja e vetëm një minute transmetimi të reklamave në televizionet shqiptare varion nga 500 deri në 2800 euro.

Sot ne po japim disa përgjigje paraprake:

1. Është prodhuar në studiot e një televizioni pranë qeverisë.
2. Imazhet janë të filmuara nga tarraca e Kryeministrisë, që është bërë syri i hapur i kryeministrit me dritare dhe kuti të mbyllura.
3. Për më tepër janë të njëjtat imazhe të transmetuara në edicionet e lajmeve të TVSH dhe televizioneve të tjera pranë qeverisë, të shndërruar prej kohësh në shërbëtorë mediatik të qeverisë.

Organizata që i ka vënë emrin një materiali të tillë pervers duhet të dëshmojë lidhjet e saj me pushtetin. i cili edhe më parë, si në anti mitingun e datës 1 maj, përdor paratë e shqiptarëve kundër opozitës. KKRT-ja duhet të marrë masa të menjëhershme për ndalimin e transmetimit dhe ndëshkimin ligjor të fajtorëve.

Ndryshe, si dhe më parë, KKRT-ja, do të vazhdojë të mbetet një zgjatim i verbër i pushtetit.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy