img
Strasburg, Rama: Vullnet pėr zgjidhje

Postuar më: 21/05/2010


Me ftesë të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Kryetari i Partisë Socialiste ka qene i pranishëm dje në Strasburg, për të marrë pjesë në një darkë pune. Gjatë kësaj darke u diskutua gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t'i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri. Në takim ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Berisha.

 

Palët kanë diskutuar në praninë e krerëve të grupeve parlamentare të së majtës dhe të djathtës në Parlamentin Europian, komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle, drejtorit për Ballkanin Pierre Mirel, si edhe kreut të delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan.

 

“Unë dua të rinënvizoj vullnetin tonë për të gjetur rrugën e zgjidhjes, pa hequr dorë nga transparenca dhe nga krijimi i të gjithë mundësive që përmes transparencës të garantojmë liritë dhe të drejtat e qytetarëve në një demokraci që i ka rrënjët tek kutitë e votimit”, nënvizoi kreu i PS gjatë një prononcimi për mediat pas mbarimit të takimit.

 

Prononcimi i dhënë për mediat i Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama:

Fakti është që ka një angazhim shumë serioz dhe një vëmendje shumë të posaçme të Parlamentit Europian, të komisionit, ndaj kësaj situate, përshfirë edhe SHBA që janë shprehur sot publikisht për nevojën e zgjidhjes. Dhe unë dua të rinënvizoj vullnetin tonë për të gjetur rrugën e zgjidhjes, pa hequr dorë nga transparenca dhe nga krijimi i të gjithë mundësive që përmes transparencës të garantojmë liritë dhe të drejtat e qytetarëve në një demokraci që i ka rrënjët tek kutitë e votimit. Dhe qëndrimi ynë është ky që nënvizon vullnetin tonë të madh për ti lëvizur gjërat përpara, në interes të vendit, në interes të publikut, në interes të çdo qytetari shqiptar.

Z. Rama, mendoni se në dy javë kohë do të keni mundësinë që të gjeni një gjë të përbashkët me z. Berisha për hapjen e kutive të votimit?

Unë mendoj që ne kemi detyrimin të gjejmë zgjidhjen dhe në këtë proces sot jemi më të ligjëruar dhe më ndihmuar si asnjëherë më parë nga një komunitet i tërë ndërkombëtarë, i angazhuar në nivelet e veta më të larta për të bërë të mundur nxjerrjen e vendit nga kjo krizë e thellë institucionale, e cila po krijon probleme serioze për Shqipërinë dhe për shqiptarët në të gjitha nivelet.

Greva e urisë dha një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin demokratik të vendit, dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe për sjelljen e çështjes deri këtu.
Në kuptimin e rezultati konkret jemi akoma pa rezultat.

Çfarë do ti thoni ju grevistëve tuaj, të cilët ndenjën 19 ditë me ju, që nuk ka firmosje të një marrëveshje konkrete, qoftë edhe për krizën më të vogël të opozitës, të hapjes së kutive zgjedhore?

 

Unë atyre nuk do të rresht së thëni se u jam mirënjohës, të gjithë ju jemi mirënjohës, që i bënë të gjithë veshët dhe të gjithë sytë të dëgjojnë dhe të shohin nga kjo çështje, e cila është shtruar për zgjidhje në tryezat më të rëndësishme të vendimmarrjes në nivelin e botës demokratike.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy