Postuar më: 09/12/2009
Dje, partia në pushtet organizoi mitingun rradhës në kulmin e fushatës së saj të dhunës dhe denigrimit jo vetëm ndaj opozitës, jo vetëm ndaj pushtetit vendor, por edhe ndaj qytetarëve të thjeshtë.
Shqiptarët duhet të dinë se kanë paguar nga xhepat e tyre për mitingun e djeshëm të partisë në pushtet, plot 2 milion Euro.
Qeveria ka paguar për:
- Postera, printime, transport me autobuza dhe reklama ne median e shkruar dhe vizive, afërsisht 1.7 milion Euro.
- Konceritn dhe fishekzjarre afërsisht 228.000 Euro.
Përvec kësaj kostoje që është kosto e drejtëpërdrejtë për organizimin e mitingut, janë edhe 2 mln euro të tjera, kosto e shkaktuar nga mungesa e punës dhe ofrimit të shërbimeve dje nga administrata publike, rrogat e paguara për një ditë punë të munguar dhe shërbime të paofruara
Sot, në ditën e luftës kundër korrupsionit, qeveria më korruptuar e Evropës, Kryeministri që korrupsionin e ka kthyer në sistemin e ngushtë prej të cilit përfitojnë familjarët, ministrat dhe sejmenët e psuhtetit, qeveria që detyron shqiptarët t’i paguajnë me taksat e tyre edhe rrogën e ministrave të korruptuar, që detyron shqiptarët të paguajnë edhe koston e shtuar prej 300 milion eurosh të tynelit të shembur, vodhi dje nga çdo familje shqiptare edhe 2 milion euro të tjera vetëm për të organizuar mitingun e diktaturës qeveritare, jo mitingun e demokracisë qytetare.
Këto kosto të çmendura që kjo qeveri dhe ky kryeministër ia nxjerr nga xhepi shqiptarëve në këtë kohë krize të thellë ekonomike, janë tërësisht të pajustifikuara për sa kohë vihen në shërbim të partisë në pushtetet dhe kryeministrit ilegjitim në detyrë.
Kosto më e ulët për Sali Berishën dhe shqiptarët është hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Shërbimi i vetëm që mund t’i bëj Sali Berisha shqipërisë, shqiptarëve, demokracisë dhe shtetit ligjor është të hapë kutitë dhe të garantojë leximin e drejtë dhe të saktë të vullnetit të popullit shqiptar.







