img
Toēi: Anėtarėt e rinj tė KKRT, dėshmia e radhės e pushtetit pėr cenimin e lirisė sė medias

Postuar më: 06/11/2009

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dy anëtarë të rinj të Këshillit të Kontrollit të Radios dhe Televizionit, për të zëvendësuar në këtë detyrë Mesila Dodën, tashme deputete të Partisë Demokratike dhe Artan Zenelin.
Dy anëtarët e rinj, Endira Bushati dhe Suela Musta, të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Shqipërisë, janë përkatësisht këshilltarja juridike e Kryeministrit Berisha dhe përgjegjësja e zyrës së shtypit e zj. Jozefina Topalli. Ajo që mungonte për ta bërë si zakonisht një tender ku paracaktohet fituesi ishte kandidatura formale e aleatëve të rinj të Berishës, që këtë radhë nuk është parë e arsyeshme të përzihen në punët delikate e me rëndësi të veçantë të pushtetit.
Shihet qartë që lidershipi i PD tregon kujdes të veçantë që në poste të rëndësishme të vendosen njerëz nga vatha e tyre.
Ky vendim absurd, është dëshmi e qartë jo vetëm e arrogancës së pakorrigjueshme të kësaj mazhorance, por edhe e papërgjegjshmërisë së saj të plotë për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.
Këmbëngulja e kësaj mazhorance për ta konceptuar KKRT thjesht si një instrument që i shërben verbërisht interesave të pushtetit të familjes apo klaneve të caktuara politike e mediatike pranë Sali Berishës, është dëshmi e mungesës së plotë të vullnetit për të reflektuar mbi deformimin që ka pësuar ky institucion, të kthyer në një burim shqetësimi jo vetëm për Partinë Socialiste, por dhe për mbare opinionin publik shqiptar dhe faktorin e ndërkombëtar.
Për më tepër, marrja e një vendimi të tillë pikërisht në çastet kur mbarë opinioni publik është i alarmuar për lirinë e medias në Shqipëri, kur raportet e organizatave prestigjioze ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë të fundit në rajon për lirinë e medias dhe kur përfaqësuesit e medias dhe gazetarët janë më të rrezikuar se kurrë, deri në jetën e tyre, tregon se pushtetarët e sotëm janë të vendosur për t’ ia nënshtruar gjithçka interesave të tyre politike e korruptive.
Një arrogance e tillë që kërkon të zëvendësojë një drejtuese tejet të kompromentuar si zonja Doda, e cila u shpërblye për shërbimet e saj, me persona që njihen vetëm si vartës të bindur të shefave të tyre, përbën një provokim të papranueshëm. Ky akt gjykohet nga Partia Socialiste si një provë se, pavarësisht nga demagogjia e përdorur, Sali Berisha nuk është aspak i interesuar për të krijuar klimën e nevojshme demokratike që do të mundësonte zgjidhjen e krizës në vend.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy