Postuar më: 22/06/2010
“Vazhdimi i krizës pengon integrimin”. Me këtë shqetësim, Presidenti i Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministër i Greqisë, George Papandreou ka përcjellë situatën në Shqipëri, gjatë një takimi të mbajtur në Nju Jork me liderin e opozitës, Edi Rama.
Biseda mes dy liderëve të majtë është përqendruar në krizën politike në Shqipëri, që ka të bëjë me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Mësohet se Presidenti i Internacionales Socialiste Papandreou është shprehur për nevojën e një zgjidhjeje të shpejtë të kësaj krize, në mënyrë që ajo të përfundojë, pasi vazhdimi i saj pengon proceset integruese”
I pyetur pas takimit me Presidentin e I.S, njëkohësisht kreu i Pasok, George Papandreou, Edi Rama është shprehur: “Ishte kënaqësi dhe privilegj në një kohë që të ndaj këtë shqetësim edhe me kryeministrin Papandreu, i cili e nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj krize përmes transparencës dhe kushtetutshmërisë, në mënyrë që Shqipëria të nxitojë përpara dhe të mos ngadalësojë procesin e vet të integrimit europian.”







