img
Vizat, arritje e qytetarėve shqiptarė

Postuar më: 28/05/2010

Reagimi i deputetit të PS Saimir Tahiri, pas akuzave të Jozefina Topallit dhe Lulezim Bashës sot:

Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha, po shfaqin ekstazat e një entuziazmi të pajustifikuar mbi propozimin për liberalizimin e vizave, kur sot kanë ditën e tyre, ata, Sali Berisha dhe e gjithë maxhoranca, të kërkojnë falje publike pse nuk kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara duke e lënë Shqipërinë dhe shqiptarët të fundit në ballkan edhe për një kohë të pacaktuar.

Jozefina Topalli, spikerja më abuzive e parlamentit në shërbim të manipulimit dhe korrupsionit parlamentar me përgjegjësi kryesore për cënimin e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor, si dhe Lulzim Basha, ministri më i kërkuar nga drejtësia për vjedhjen korruptive të pasurisë publike, filluan të shfaqen mburravec para kamerave kur sot duhet të mbajnë përgjegjësi më shumë se kurrë pse ëndrrën shumëvjeçare të shqiptarëve për të lëvizur pa viza, e kanë kthyer në makthin pambarim që ende vazhdon e shtyhet pa afat.

Nuk ka shqiptar sot që të mos e kuptojë se jemi të fundit në Evropë në pritje të liberalizimit të vizave, ashtu siç të gjithë e kuptojnë se gara e Topallit dhe Bashës “kush ngazëllehet më shumë për t’i bërë qefin doktorit”, është shenjë dëshpërimi për çka duhet të kishim arritur kohë më parë e që sot shqiptarët e presin ende për dështim të maxhorancës vetë.

Jo pa shkak, partnerët evropianë shprehimisht ia njohin këtë arritje, qytetarëve shqiptarë dhe vetëm atyre, dhe jo Kryeministrit e maxhorancës, e aq më pak spikeres abuzive së parlamentit apo ministrit të kërkuar nga drejtësia.

Propozimi për liberalizimin e vizave është në vetvete thirrja e përsëritur e partnerëve ndërkombëtarë për të përmbushur kriteret që kanë mbetur, dhe jo rast për të ngulur në gjoks medalje suksesi që sot nuk i meriton askush nga maxhoranca, aq më pak spikerja abuzive e parlamentit apo ministri i kërkuar nga drejtësia.

Medaljen e vetme e meritojnë qytetarët shqiptarë që kanë pritur e vazhdojnë presin të duruar këtë maxhorancë të paaftë e të paditur që edhe liberalizimin e vizave e kthen në luftë për pushtet brenda rradhëve të veta, siç ka kthyer vendin në plaçkë për t’u grabitur, duke lënë shqiptarët të fundit në evropë për lëvizjen e lirë e për gjithçka tjetër.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy