img
Xhaēka: Vizat, Berisha mban peng shqiptarėt

Postuar më: 19/12/2009

Pasi shpenzoi plot 4 milionë euro për të festuar rënien e murit të Berlinit, mure të reja janë ngritur në kufijtë e Shqipërisë. Sot, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi lëvizin pa viza në Bashkimin Europian. Shqiptarët jo. Shqipëria ka mbetur në klasë ndërkohë që Sali Berisha përpiqet ta shesë si sukses faktin se herët a vonë dhe shqiptarët do te lëvizin lirisht në hapësirën shengen por fatkeqësisht për ne ai moment do të vijë vonë. Do të jemi të fundit në Europë.

Sot qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi festojnë, kurse ne presim. Shqipëria ka mbetur në klasë dhe ky është faji i Sali Berishës. Shqipëria mbeti e fundit dhe për këtë e ka fajin Sali Berisha.

Faji është i Sali Berishës që korrupsioni në Shqipëri sa vjen e bëhet me galopant, që Shqipëria mbi të gjitha nuk arriti të bënte zgjedhje të lira e të ndershme, që procesi zgjedhor i 28 qershorit nuk arriti të plotësonte standardet, që në 1/3 e qendrave të numërimit u numërua keq ose shumë keq.

Shqiptarët kanë mbetur të fundit pasi qeveria e tyre ilegjitime prodhoi krizën politike e ekonomike me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tejskajshme që e karakterizon. Dhe sot po e fsheh atë mizorisht, duke u mohuar shqiptarëve zgjidhjet ashtu siç u mohoi zgjedhjet e ndershme e qeverinë që përfaqësonte vullnetin e tyre të lirë. Ndaj ne sot i themi Sali Berishës të hapë kutitë e të zbardhe të vërtetën e 28 qershorit, ose të largohet!


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy