Transporti

Dokumenti i plotë në: Transporti.pdf

Ku ishim:

14.6 miliardë lekë borxh në infrastrukturë rrugore, ndërkohë që në 8 vite u shpenzuan miliarda dollarë për rrugë të mbetura rrugëve. Miliarda dollarë të shpenzuara në infrastrukturë për projekte pa asnjë standard, në hartim dhe zbatim. Një jetë e humbur çdo ditë ishte bilanci tragjik në aksidentet rrugore.

Ku jemi sot:

U katërfishua buxheti për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore dhe plotësimin me sinjalistikë, sipas standardeve të BE-së.

U ndërtuan dhe u rehabilituan akset rrugore nacionale si: dublimi i superstradës Milot-Fushë Krujë, pjesë të rrugës Kukës-Morinë, plotësimi i segmentit Dragobi-Valbonë, Unaza veriore e Korçës, Rruga e Arbrit (loti 1, 2, 3 dalja Ura e Vashës-Bulqizë), Ura e Matit (Burrel), Kanali i Çukës-Butrint, Bypassi Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Rruga Lushnje-Berat, Unaza e re e Tiranës.

U krye sistemim asfaltimi dhe riveshja e rrugëve ekzistuese: Kukës-Krumë, Milot-Lezhë, Shishtavec-Kukës, Qafë Thanë-Lin-Pogradec, Rruga e Gjinarit Elbasan, Korçë-Ersekë Loti 1, Mat-Muhurr.

U investua në sinjalistikën rrugore për standarde europiane në segmentet: Rrogozhinë-Vlorë-Butrint, superstrada Tiranë-Durrës, Kashar-Rinas, si dhe u plotësua/rifreskua sinjalistika vertikale/horizontale në akset kombëtare.

Ka filluar puna për ndërtimin e ByPass-it Fier.

U ul me 20% numri i aksidenteve në rrugë me pasojë vdekjen. Ishte 773 të aksidentuar, është 625 të aksidentuar.

Flota detare shqiptare doli nga lista e zezë e Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit.

U rritën kapacitetet përpunuese të porteve, përmes investimeve të kryera në portin e Vlorës, Sarandës dhe atë të Shëngjinit.

Është duke u rinegociuar kontrata me kompaninë që menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, me qëllim uljen e taksave aeroportuale dhe çmimeve të biletave të avionit. Vetëm për 6-mujorin e parë të vitit 2015, janë rreth 867,014 udhëtarë (hyrje- dalje), ose 6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.

142% më shumë investime në infrastrukturën e ujësjellës kanalizimeve: ishte 6.5 miliardë lekë, është 15.7 miliardë lekë.