Partia Socialiste e Shqipërisë

ADRIAN ÇELA

Adrian Çela, lindur në Durrës, ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (Tiranë), dega Inxhinier Mekanik (1990). Ka ushtruar funksione të ndryshme në sektorin privat dhe publik.

Për gjashtë vite ai mbajti postin e nënkryetarit të bashkisë së Durrësit dhe në vitin 2013 u emërua Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror Teknik, detyrë të cilën e ushtroi për rreth një vit.

Në dhjetor të vitit 2014 u emërua në krye të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Gjatë kësaj periudhe filloi zbatimi i reformës në sektorin e energjisë. Ai e mbajti këtë detyrë deri në qershor 2023.

Adrian Çela ka qenë i angazhuar edhe në detyra partiake, duke drejtuar disa fushata. Adrian Çela mban postin e Liderit Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit që nga viti 2020 dhe Sekretarit për Organizimin në Partinë Socialiste.