Partia Socialiste e Shqipërisë › Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri

Sekretar i Përgjithshëm

 

Damian GJIKNURI Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë prej Shtatorit 2021.

Z. Damian Gjiknuri lindi më 25 Maj 1972, në qytetin e Tiranës. Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qendrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994). 

Z. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe anëtar i Kryesisë prej vitit 2011. Është zgjedhur deputet për dy legjislatura në Qarkun e Elbasanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013. Në dy legjislatura të tjera, përkatësisht në 2017 dhe 2021 ai është zgjedhur deputet në Qarkun e Vlorës.

Në vitin 2007 ai u zgjodh Nënsekretar për Çështjet Ligjore ndërsa në 2011-2013 dhe 2019-2021 ka mbajtur detyrën e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste. Z.Gjiknuri ishte bashkëautor i Kodit Zgjedhor në vitin 2008 dhe dy herë bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore në 2011-2012 dhe 2019-2020. 

Z.Gjiknuri ka mbajtur detyrën e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë (2013-2017) dhe më tej detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë (2017-2019).

Përpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Z. Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj. Deri ne vitin 2005, Z. Gjiknuri ka ushtruar funksione të ndryshme publike si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001-2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombetar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe kordinator kombëtar për çështjet e drejtësisë dhe të brendshme, për negocimin e hapjes së negociatatve me KE (1999-2001), Drejtues i Planizim-Drejtimit në SHISH (1998), Gjyqtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në institucione të ndryshme (1994-1995). 

Z.Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij Rovena kanë dy fëmijë, Aleksin dhe Katerinën.

Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mirë gjuhën italiane.

Kontakt: damian.gjiknuri@ps.al
               sekretaria.sp@ps.al

Ndaje me miqtë: