Ervin Bushati

Ervin Bushati

Bashkëdrejtues Politik i Qarkut Tiranë, Sekretar i Grupit Parlamentar Socialist

Ervin Bushati ka lindur në 15 Tetor 1975.  Prej vitit 2014  është Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Z. Bushati ka përfunduar studimet në qershor 1999 ku është diplomuar në universitetin  “DePaul University” Chicago, Illinois, USA  për Financë/ Ekonomi (B.S). Në qershor të 2000 ka përfunduar specializimin professional “Distributive Systems” IT/Financë në të njëjtin universitet.

Aktiviteti Legjislativ:

2011-2014: Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë; Komisioni i Ekonomisë dhe Financave.

2014-2017: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Komisioni i Ekonomisë dhe Financave; Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese;Tregtinë dhe Mjedisin.

2017-në vazhdim: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Komisioni I Ekonomisë dhe Financave;Komisioni për Politikën e Jashtme.

Aktiviteti Politik:

2012-2016: Sekretar i Këshillit Ekonomik, Asambleja e Partisë Socialiste

2017-në vazhdim: Sekretar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë; Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë, Byroja e Kuvendit të Shqipërisë; Kryetar Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE, Strasbourg; Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-USA; Kryetar i Këshillit të Mbikëqyrjes Financiare, Asambleja e Partisë Socialiste.

Aktiviteti  Ekonomik:

Shtator 1997-prill 1999: Asistent në kërkime shkencore për Dr. Linda Alwitt, “DePaul Univensiy” USA

Prill 1999-dhjetor 1999: Chicago Board of Options Exchange” me “Charles Schwab”, Chicago, IL, USA

1999-2000: Diplomuar në Financë/Ekonomi- “DePaul University” Chicago, Illinois, USA, -GP.A  3.4/4.o. Specializim profesional “Distributive System” IT/Financë- DePaul  University” USA

2017-në vazhdim:  Anëtar Bordi Fandacioni “Qemal Stafa”

2017-në vazhdim:  Anëtar Bordi Fondacioni “Gramoz Pashko” UET

2016-2019: Anëtar Bordi “Universiteti  Katolik Zoja e Këshillit të Mirë”

Ndaje me miqtë: