Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Fjala ne Kuvend, deputeti Alfred Dalipit

Fjalime

Fjala ne Kuvend, deputeti Alfred Dalipit

01 Apr 2010    

Dëshiroj të ndaj vëmendjen për tre teza të hedhura që nga dita, kur socialistet dorëzuan në Kuvendin e Shqipërisë nismat ligjore si akt formal për një kompromis politik që do t’í jepte legjitimitetin e plotë dhe të munguar këtij Parlamenti.



Në këto pesë minuta shkurtimisht dua të qëmtoj tezat :
1. Në 28 qershor u bënëe zgjedhje apo u bënë vjedhje?
2. Zgjedhjet apo  vjedhjet  mund tí hetojë një komision gjysmak si ai që aprovoi ky kuvend dy javë më parë?
3. Dhe e treta nëse zgjedhjet nuk hetohen a do të ketë përpjekje për marrje të pushtetit me dhunë?



 Pa i gjykuar apo paragjykuar zgjedhjet, palët sot kanë në tryezat e tyre të vetmin kampion elektoral të dalë nga procesi, nga 28 qershori mbi të cilin është hetuar dhe janë nxjerrë konkuzione. Këto konkluzione i ka nxjerrë Prokuroria e Republikes si pjesë e sistemit të Drejtësisë, asaj që ne i besojmë pavarësinë dhe paanësinë e hetimit. Pra për këdo që kërkon të mos jetë politika, por drejtesia për të certifikuar nëse ka pasur zgjedhje apo vjedhje kjo është bërë. Kështu 28 qershori ka një kampion zgjedhor të hetuar për të etiketuar procesin zgjedhor jo si zgjedhje e lirë, por si vjedhje e lirë. Këtë kampion të vërtetuar për vjedhje të lirë në një komunë, kemi kërkuar ta hetojme në gjithë territorin. Kemi kërkuar ta hetojmë siç hetoi drejtësia, Prokuroria e Republikës duke  hapur kutitë dhe duke nxjerrë të vërtetën , të vërtetën që  shqiptarët në 28 qershor nuk zgjodhën, por u vodhën. Për më keq nuk u vodh pushteti , por liria e tyre për të gjykuar një pushtet.



A mund të hetohet dhe të gjykohet ky kampion nga nje komision partizanesh partiak të partisë që vodhën, apo komision bipartizan aq më pak dhe mbi kuti te mbyllura? A mund të hetohet kampioni i vetëm zgjedhor nga nje komision si ai që në mënyrë të turpshme ky kuvend pati kurajon ta aprovojë edhe gjysmak dy javë më parë?
Ky komision futi kryeministrin në batak, ngeci mazhorancen në batak, la parlamentin në batak, la krizën politike në batak dhe ç’ka është më e keqja la në batakun e gjykimit shqiptarët, jashtë dhe brenda Shqipërisë, se për të mbuluar një vjedhje ju jeni gati te vidhni sërish siç bëtë me nismat ligjore të opozites . Këtë e bëtë me dhunë dhe diten, kur vodhët iniciativën, vodhët votat dhe dhunuat këtë parlament artikuluat tezën e tretë, se opozita kërkon ta marrë pushtetin me dhunë.



Që ditën e parë të kërkesës sonë për hapjen e kutive dhe hetim të zgjedhjeve PS ka konfirmuar qartë dhe prerë se nuk do fitore në tavolinë nga procesi i hetimit dhe hapja e kutive. Dhe aq më pak, fitore të pushtetit me dhunë. Ne kemi hapur një betejë, atë për lirinë e mohuar dhe të dhunuar,  lirinë e vjedhur dhe do ta çojmë deri në fund  me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike që përdoren kur të vidhet liria, por, jo me dhunë. Ne nuk kërkojmë këtë standard për t’i marrë pushtetin Sali Berishës. Nuk e kërkojmë këtë standart, e para sepse kemi një alternativë, e dyta sepse jemi në vitin 2010 dhe çdo kërkesë e jona për të qenë të lirë dhe për të zgjedhur lirinë është kërkesë për t’u futur në një hartë tjetër gjeopolitike, dhe e treta, nuk mund t’i drejtohemi dhunës për të ardhur në pushtet tani në këtë kohë kur Sali Berisha është 67 vjeç, i lodhur nga vjedhjet dhe nga zullumi 20 vjeçar që u ka faturuar shqiptarëve. Ne nuk kërkojmë pushtet me dhunë, por kërkojmë t’u japim vlerë zgjedhjeve si e vetmja mundësi që kanë shqiptarët për të na gjykuar.  



Në përfundim të sa më sipër kam dëgjuar nje togfjalësh në këtë sallë të artikuluar nga kryeministri i vendit: ‘’Provojeni po u’a mbajti’’,  dhe pas kësaj në sallë kam parë fytyra të qeshura.  Të vjedhësh dhe të mos kesh frikë.  Ky, të nderuar kolegë është lajm i keq.  Kam qenë gazetar në ’96 dhe në ’97. Me shumë kolegë e provuam dhe në fund, brenda vitit, pame presidentin e vendit të asaj kohe të pazaronte për fatin e tij. Nuk besoj se do të ketë më pazar të dytë, për një faj të përsëritur, për të njëjtën vjedhje.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm