Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Fjala në kuvend e deputetes së PS, Ermelinda Meksi

Fjalime

Fjala në kuvend e deputetes së PS, Ermelinda Meksi

02 Apr 2010    

Të nderuar kolegë,

Transparenca do të vazhdojë të jetë kryetema e debatit parlamentar, jo vetëm sepse ne e konsiderojmë atë një nga kolonat e zhvillimit demokratik të vendit, por edhe një investim kapital që ul kostot e zhvillimit ekonomik, një terapi efikase për të shmangur efektet e krizës ekonomike. Tashmë tiparet e saj janë ngurtësuar në treguesit e buxhetit të vitit të kaluar dhe nuk mund të mbulohen as me demagogji, apo me trukimet e dala boje të INSTAT.



Është në interes të kryeministrit dhe qeverisë së tij hapja e kutive të informacionit të vërtetë mbi ekonominë, për ta njohur ai më së pari, por dhe populli vështirësinë që do përballojmë këtë vit. Prandaj në debatin e kaluar, kërkova shpjegime nga Ministria e Financave se pse nuk ka botuar të dhënat mbi rezultatet buxhetore te vitit te kaluar si dhe ato mbi të ardhurat buxhetore në janar, shkurtit 2010, duke ju kujtuar se ne dikur në qeverisje në datën 14 të cdo muaji e raportonim këtë rezultat. Ndërsa ju  c'datë keni?! Sepse edhe sot ne muajin e katert te 2010 opinioni nuk di si ecen ekonomia e vendit per sa kohe asnjë e dhënë për buxhetin faktik nuk është publikuar?



Në vend të transparencës së kërkuar natyrshem nga opozita, pra publikimit të të dhënave për të informuar opinionin public, nga Ministria e Financave pati një deklaratë pa argument dhe aspak bindese nën okeljon :
“Opozita kërkon të manipulojë opinionin. Ekonomia performon pozitivisht"
E konsideroj shume kritik faktin qe kjo ministri,dhe institucionet ne varesi heqin dorë nga roli dhe detyrimi i saj administrative dhe ligjor, për publikimin e gjendjes fiskale të vendit,duke marre një rol që nuk i takon; atë të zhurmuesit, tym hedhës politik.



Ky qendrim është në drejtim të kundërt me trasparencën europiane.
Stabiliteti i sistemit fiskal dhe jo ndryshimi i vazhdueshem i tij sic ka ndodhur së fundi është kushti i nevojshëm dhe i domosdoshëm që pushteti lokal të ndjejë dhe të marrë përgjgjegjësitë e tij. Por, në ndryshim me këtë filozofi ka vepruar dhe kundërvënia e pushtetit qendror ndaj atij lokal në tërësi. Faktet të cojnë në konkluzionin se po dëmtohet qellimisht veprimtaria e këtij pushteti ku vonesat ne aprovimin e buxhetit jane kthyer ne rregull ,sepse  bashkitë kryesore jane socialiste por qe ne fakt pasojat po i paguan ekonomia kombetare.Po me nje synim inatcor u hoq dore edhe nga parulla e taksave të ulta aq për zemër e maxhorancës.Ulja e pragut të TVSH per bisnesin e vogel me xhiro jo me  8 po 5 milion leke. coi ne rritjen e barres fiskale për kete biznes.


Megjithese atehere me demogogji  ku kryeministri deklaronte se " nuk do të ketë lëvizje të kufirit të biznesit të vogël. Kufiri ka qenë 8 milionë lekë dhe do të mbetet 8 milionë. Ajo çka i gjithë ky biznes do të paguajë, pa asnjë përjashtim, në bashki e komuna, është taksa e biznesit të vogël".Sot rezultati  deshmon te kunderten duke dhene nje efet te menjehershem negativ te kesaj barre te bisnesi dhe jo vetem ,Kjo coi ne ulje te ndjeshme e deklarimit te xhiros nga biznesi i vogël kundrejt një viti më parë. Vetëm për Tiranën kjo ka ndodhur në rreth 38 për qind e bizneseve të vogla, duke sjellë pasoja negative për planin buxhetor të Bashkisë së Tiranës. Kësaj dukurie iu shtua dhe konfuzioni i bilanceve.



Në vend që pushteti qendror ta mbështeste procesin e formalizimit të bisnesit të vogël, nëpërmjet bilanceve të thjeshta duke forcuar këtë proces administrativ që filloi jo pa vështirësi, nëpërmjet mosndryshimit të legjislacionit fiskal, rritjes të transparencës, duke publikuar ecurinë e numrit dhe xhiros së biznesve të vegjël për të gjithë vendin, cështje me rëndësi për shumicën e shqiptarëve të angazhuar në këtë aktivitet, qeveria me këtë masë e kompromentoi procesin e nisur duke brohoritur demagogjikisht tani me ze tjeter nga kryeministri se " TVSH-ja do të zbresë për të gjithë bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milion lekë, që të mbrohet biznesi i vogël, të luftohet evazioni" Por e kunderta rezultoi ,te dhenat reflektojne demtimin dhe shpenien ne faliment ne mase bisnesin e vogel po duke dëmtuar edhe  ekonominë kombëtare, se ciles po i ulen të ardhurat.
Ndaj qeveria nuk i boton të dhënat që kërkojme,sepse pergenjeshtrimi I ketij parashtrimi kerkon argumenta ne vend te retorikes qeveritare.



Se fundi dua të tërheq vëmendjen te nderuar kolege edhe per  mungesën e informacionit mbi një cështje me interes kombëtar si ajo e plotësimit të pyetësorit. Ky proces nuk mund të pranojë si standart informacioni vetëm deklaratat kryeministrore në mbledhjet e qeverisë, ku spikat porosia  mbi teknikat e përkthimit sikur procesi të ishte kaq semplist dhe roli i kryeministrit  ai i kontrollorit për cështje  formale si përkthimi apo gjatësia e përgjigjeve, kur ka teknicienëe apo ministra linje për të filtruar para tij këto vërejtje.


Në vend të mirëkordinimit të procesit dhe mirëharmonizimit të përgjigjeve për të pasur një cilësi të lartë në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Mungesën e transparencës ne e shohim sot si një filozofi të maxhorancës tuaj, me kosto shumë të lartë për shqiptarët. Kjo mungesë transparence nuk mund të interpretohet ndryshe, por vec si një përpjekje për të fshehur korrupsionin, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, qoftë kur vjen puna tek kutitë e votimit, qoftë tek ekonomia e më së fundi edhe në pyetësorin e BE, ku praktika e vende në situata të ngjashme me ne, si për shembull Islanda, ka qenë që ti jepet akses i plotë në këtë informacion, jo me opozitës, por dhe mbarë publikut, e duke e botuar atë madje edhe në internet. 


Prandaj është e nevojshme të botohen përgjigjet dhe të ftohen pa humbur kohë të gjithë aktorët me vlerë,për të kontribuar në këtë proces: si akademia profesorati,shoqëria civile,komuniteti  i biznesit dhomat e tregëtisë, sepse më shumë se afatet e deklaruara për dorëzimin e pyetjeve ka rëndësi cilësia e përgjigjeve të tyre, përndryshe kjo shpejtësi demagogjike do na shpërblehet me koston e vonesës në marrjen e përgjigjës për to.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm