Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Fjala në Kuvend e deputetes së PS, Ermelinda Meksi

Fjalime

Fjala në Kuvend e deputetes së PS, Ermelinda Meksi

19 Mar 2010    

Rrallë ka ndodhur në këto 18 vjet që ky Parlament të ketë një debat politik kaq të rëndësishëm. Prandaj erdha me shpresë në këtë debat sepse edhe në një shoqëri me probleme të mëdha si këto tonat kur egziston vullneti i palëve veçanërisht i shumicës për ndryshim e progres debati mund të rezultoj me zgjidheje, aq më tepër që seanca sot përkon me vizitën në Shqipëri të komisionerit të zgjerimit ku një mesazh pozitiv për zgjidhje të krizës politike në vend jo vetëm do mirpritej por do kontribonte për të shtyrë përpara procesin tonë të integrimit nisma jonë politike erdhi në Kuvend edhe si një formë për bashkëpunim mes ngërçit dhe krizës shumë dimensionale që po kalon vendi. Prandaj ne hodhëm në tryezën e bisedimeve, draftin tonë dhe pritëm reagim konstruktiv nga ju, por sa ndodhi më pas nuk kontriboi në procesin e mëtejshëm të negociatave për zgjidhjen e krizës.

Kjo  përbën edhe thelbin e shqetësimit ndërkombëtar. Prandaj kërkohet sot nga Kuvendi e veçanërisht maxhoranca dhe Kryeministri i saj, pjekuri politike dhe gjakftohtësi, në interes jo vetëm për të sotmen, por dhe të ardhmen e vendit. Hetimi parlamentar që ne kërkojmë është absolutisht i domosdoshëm dhe kushtetues, si një  instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për hetimin e zgjedhjeve që kërkojmë sot por dhe për transparencën e qeverisjes, sepse hetim do të thotë trasparencë.

Të nderuar kolege, megjithëse debati i deritanishëm duket parrugëzgjidhje ne presim megjithatë që ju të tregohuni të arsyeshëm dhe dëgjoni më së pari listën gjithnjë e më të gjatë të përfaqësuesve ndërkombëtare, që kërkojnë jo më vetëm kthimin e opozitës në Kuvend, e cila në respekt edhe të kësaj thirrje tashmë ka ndodhur (ne jemi në kuvend), por mbi të gjitha dhënien e të drejtës për hetim transparent dhe të plotë të zgjedhjeve. Ky është praktikisht në momentin aktual pozicioni të gjitha institucioneve me në zë, europiane ose globale.

Por nga kundërshtimi i maxhorancës na lindin natyrshëm pyetjet: kush mund ta kufizoj hetimin? Pse vallë dhe në interes të kujt? Kujt nuk i intereson e vërteta dhe kush ka frikë prej saj? Nga eksperienca personale në Fier, ku të mbështetur nga komisionerët socialistë dhe populli i këtij qyteti e përreth, të cilëve ju përulem të gjithëve me mirnjohje, kërkuam me ngulm hapjen e kutive, u vërtetua se në çfarë ane qëndronte frika dhe interesi për mos hapjen e tyre. Prandaj sot përgjigja e pyetjeve të mësipërme të drejton te ata që po krijojnë arsyetime pseudoligjore virtuale për kushtëzimin e këtij instrumenti ligjor për hetim. Me këtë rast pasi dëgjova përbetimin e kryeministrit për kujdesin e tij personal ndaj komisionerëve socialiste do i rikujtoja se megjthë përgjërimin e tij për ta administrata në varësi të tij i shpërbleu këta zyrtar shtetërorë si komisionere menjëherë pas zgjedhjeve me rënie në detyrë apo pushim nga puna. Keni rastin të vërtetoni sa ju intereson vërtet fati i tyre duke i rikthyrr në vendet e tyre konkretisht vetëm disa emra në Mallakastër po ju kujtoj sot si Naim Hajdëri, nënkryetar i KZAZ Mallakastër nga mësues në Ballsh u transferua në komunën e Greshicës si shpërblim. Guri Nuhaj anëtar i KZAZ, punonjës i policisë bashkiake u pushua nga puna. Robert Shehu inxhinier në Albetrol, si anëtar i grupeve të numërimit u pushua nga puna. Skënder Muharremi një nga drejtuesit më të nderuar të arsimit në Ballsh në vite si komisioner u ul në detyrën e mësuesit të thjeshtë. Refat Muka kryetar i PS në Fratar, komisioner nga shkolla e mesme u ul në detyre në shkolle fillore. Ilir Serjani megjithese invalid u transferua nga fshti i tij Cerrile në atë Povel, shumë larg pa rrugë megjithëse invalid nga këmbët. E shumë të tjerë që për mungesë kohe por dhe besimi që do i sistemoni nuk po vazhdoj numerimin, pa folur se e njëjta histori ka ndjekur komisionerët në Qarkun e Fierit.

Trasparenca që në parim me fjale ju nuk e mohoni, qoftë për hapjen e kutive, qoftë për tërësinë e qeverisjes aktuale është jetike për zhvillimin e vendit në rrugën e atyre standarteve që përshpejtojnë realisht, jashtë retorikës procesin e integrimit europian. Opozita e kërkon këtë transparencë dhe llogjika e opiniomit të gjerë është me të. Në të kundërt mungesa e transparencës po krijon kosto që po rëndon në mënyrë të frikshme mbi qytetarët e këtij vendosi. Ne mendojmë se mbyllja okulte e problemeve nga mazhoranca është një filozofi e drejtimit të saj jo të mençur që nuk tregon fuqinë, por përkundrazi dobësine e saj. Sot këtu përballen dy koncepte: atë të transparencës për të gjitha problemet që prekin këtë vend. Që mbështet opozita dhe e kundërta. Në këtë pikëpamje opozita ështe në rolin e saj, madje dhe kulturalisht me lart se maxhoranca. Sepse veçanërisht në kushtet e sotme kur kriza është shumëanshme dhe shumë më e madhe se sa duket në sipërfaqe, transparenca ndihmon për të dalë me më pak dhembje prej saj. Dalja nga kriza nuk zgjidhet me retorika si deri me sot, por me vullnet politik për kompromis, në vend të sofizmave që po artikulohen.

Mungesën e transparencës ne e shohim sot si një filozofi të maxhorancës tuaj, me kosto shumë të lartë për shqiptarët.

Konkretisht ajo vërehet:

1. Në mungesën e theksuar të trasparencës buxhetore për të përballuar sfidat e krizës ekonomike. Kjo situatë nuk ka nevojë për koment, sepse sa herë që qeveria ka frikë nga realiteti shmang  informacionin. Të dhënat e treguesve buxhetorë të 2009 përgenjeshtrojnë sukseset që na u servirën nga ju gjatë të gjithë vitit. Ato reflektojnë mosrespektimin flagrant të disiplinës financiare, si rezultat i mosrealizimeve të ndjeshme, të treguesve të buxhetit.

Konkretisht kjo qeveri ka krijuar një mungesë të hyrash në ekonominë tonë për 2009, që varion nga 206 deri në 356 milion $, në varësi të krahasimit përkundrejt asaj që ajo vetë programoi me buxhetin fillestar apo me atë të korrigjuar në fund të vitit. Ndërkohë, akoma qeveria nuk ka dhënë asnjë argument publik mbi shkaqet e këtij mosrealizimi buxhetor dhe kush është përgjegjës për të. Për ta bërë më të kuptueshëm këtë mosrealizim të ardhurash, mjafton të themi se ajo është sa sasia e parave që qeveria kërkon të marre hua (borxh) nëpërmjet eurobondit për të cilin shqiptarët do të duhen të paguhen  interesat në vitet që vijnë.

2. Ka mungesë trasparence dhe rritja ekonomike që u glorifikua nga ju, por nuk rezultoi disa herë më e ulët se parashikimi, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit, rënia e ekonomisë është evidente. Nëse qeveria pretendon të kundërtën, ajo duhet të shpjegojë: pse nëse ka rritje ekonomike nuk janë rritur të ardhurat në buxhet apo përndryshe kjo vjen nga niveli lartë i informalitetit dhe korrupsionin fiskal, për të cilin qeveria duhet të jap shpjegime mbi mungesë reale reformash apo efekt negativ të masave të marra.

Pavarësisht propogandës tuaj për rritje ekonomike, tregues të tjerë ekonomik përgenjeshtrojnë demagogjinë tuaj. Ne argumentojmë se rënia ekonomike veç rënies së të ardhurave pasqyrohet në rënie të aktivitetit tregëtar gjatë 2009, që është shfaqur në uljen e importeve 2 % dhe eksporteve 9 %. Tërheq vëmendjen treguesi i eksporteve, që megjithëse ka një tendencë rritje në tremujorin e fundit të vitit, në nivelin 13%, nuk reflekton rritje të të ardhurave, rënia e të cilave sipas analizave thellohet në tremujorin e fundit veçanërisht kur në muajin tetor dhe nëntor të ardhurat buxhetore bien përkatësisht 1,7 dhe 4,7 miliard më pak kundrejt 2008. Qeveria do të duhej të shpjegonte me trasparencë arsyet e këtij realiteti fiktiv, në vend të mburrjeve se politikat e saj (cilat janë?) sollën rritje eksportesh. Mburrja për rritje eksportesh nuk ka asnjë vlerë nëse të ardhurat nuk rriten dhe defiçiti i llogarisë korente (nga hyrja e valutës ) që duhet të rezultojë nga ky fenomen nuk përmirësohet, por përkundrazi përkeqesohet. Sipas të dhënave të BSH. Ç’është kjo rritje ekonomike që nuk e ndjejnë shqiptarët, të cilët përkundrazi duhet të përballojnë çmimet e larta nga zhvlerësimi lekut apo rritja e çmimit të energjisë elektrike, që nuk e ndjen biznesi rënia e aktivitetit të të cilit reflektohet në rënien e të ardhurave nga TVSH apo akcisa që nuk realizohen.

3. Duke vazhduar trasparencën buxhetore, rezulton se 2009 është karakterizuar nga një rritje më e madhe e shpenzimeve, ku gjithë shtesa e tyre është realizuar në periudhën parazgjedhore. (Konkretisht investimet në 6  mujorin e parë u realizuan 166 %, në të dytin 76 % dhe në tremujorin e fundit 56 %, kundrejt 2008 që krijoi si asnjëherë, defiçit që në tremujorin e parë të vitit që rriti si asnjëherë në 2009 koston e borxhit).

Me këtë politike shpenzimesh, qeveria nga një anë ka mashtruar publikun me shpenzime pa efektivitet, për shkak të kostos së lartë e huamarrjes dhe nga ana tjetër shumë prej tyre janë të dyshimtë për sa i përket cilësisë së tyre që nga nxitimi elektoral kanë mbetur të pa përfunduara për shkak të mosfinancimit. Ndonjë shembull nga Mallakstra, ilustron sa me sipër, rruga k.qendër lapulec=lofkend qendër, që filloj para fushatës me afat tetorin2009, ka ngelur siç qe, as çakull nuk është hedhur, rruga që do bëhej në Fratar me ndriçim jo vetëm nuk ndriçoi siç filloi para zgjedhjeve, por nuk e pa as asfaltin siç u premtua. Komunën Gracan fshati Riban, një muaj pa ujë se tubacionet jane çarë dhe me gjithë premtimet s’ka fonde pas fushate për këtë. Në komunën Greshicë rruga nacionale deri në Povel është e bllokuar nga rrëshqitjet dhe gabina elektrike është dëmtuar duke lënë pa drita një pjesë të banorëve të saj. Po të kthehemi në Ballsh punëtorët kërkojnë nga qeveria që sipas ligjit gjobis pronarët kur nuk sigurojnë puntorët, të kthej sytë nga punë e uzines edhe kur ata paguhen me vonesë me kërcënimin për falimentimit të kompanisë që privatizoi uzinën. Do uroja të përgënjshtrohej ky lajm përndryshe qeveria duhej të jap përgjigje sa i suksesshëm që ky privatizim përveç përdorimit të parave të privatizimit që u përdorën për fushatë. Pa folur për pagesat për mbjelljen e ullinjve që premtoi në fushatë si pjesë e politikës stimuluese që funksion në mënyrë selektive dhe me një skemë tërësisht korruptive në atë zonë për të cilën ftoj Ministrin e Bujqësisë që pa humbur kohë të verifikoj në vend e të më përgenjeshtroj në këto që po prezantoj sot Pa folur për dy komunat që drejtohen nga socialistët, që janë penalizuar, nga pushteti qëndror në dallim nga ato që drejtohen nga PD, konkterisht aranitasi që nga 2005 nuk ka bërë asnjë investim, kurse ndihma ekonomike sa për shembull në dy komunat socialiste fondi i ndihmës ekonomike 3 herë më të ulët megjithëse kanë trefishin e popullsisë me komunat e PD. Kjo ka rritur revoltën e banorëve të varfër të këtyre zonave.

Të nderuar ministra të maxhorancës, kundra jush jo vetëm në komunat socialiste, por edhe në komunat e drejtuara nga ju ku ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë ndahet sipas ngjyrës politike dhe jo qëllimit për të cilin funksionon.

4. Mungesë trasparence është të mos u thuash shqiptarëve se me ç’të ardhura do mbulohet rritja ekonomike dhe rritja e rrogave, kur rritja e të ardhurave mezi mbulon koston e borxhit për 2009 se kosto e borxhit. Me këtë rast i konsiderojmë premtimet për rritje pagash nga maxhoranca premtime për mirqënie fiktive që shqiptarët e provuan në 2009, ku rritja e pagave para fushate rezultoi si një borxh që atyre u dha qeveria për ta shlyer shumë më shtrenjtë më pas. Zhvlerësimi i lekut me përmasa galopante që shoqëroi rritjen e çmimeve u përkthye nga populli si një taksë e fshehtë qeverisë për këtë mirësi që ajo u bëri në fushatë.

5. Kjo politikë shpenzimesh pa u garantuar me rritje të ardhurash ka çuar në rritje galopante të defiçitit buxhetor. Megjithëse u parashikua dhe u pretendua se do të ulej në 49 miliard lekë me fakt u realizua 79.9 miliard lekë ose 7 % të PPB nga 5.54 % që ishte vitin e kaluar.

Në këto kushte dhe në dritën e mësimit që dha kriza buxhetore në vendin fqinj Greqinë që sidoqoftë u krijua në më shumë se 10 vjet, merr rëndësi të madhe diagnoza e qartë dhe pranimi i gjendjes reale nga qeveria në vend të demagogjisë.

Në këto kushte i kujtojmë kryeministrit që është në interes të tij hapjen e kutive të informacionit të vërtetë mbi ekonominë, me qëllim që ta njoh ai më së pari por dhe populli me këtë rast ne i kërkojmë MF pse nuk ka botuar të dhënat janar, shkurt mars mbi realizimin e treguesve buxhetore, ne konkretisht duam të dimë.

1. Si janë realizuar të ardhurat buxhetore në tremujorin e parë të 2010 me shqetësimin se ky vit do ketë më shumë probleme. Ne socialistët dikur në qeverisje në datën 14 të çdo muaji raportonim ketë rezultat, po ju z. kryeministër  ç’datë keni, sepse sot jemi 18 mars dhe asnjë të dhënë për buxhetin e tremujorit të parë?

2. Ndërkaq mungojnë të dhënat që INSAT duhet të botoj sipas një kalendari të aprovuar në Parlament. (Komisioni i ekonomisë).

Z. Kryeminister, INSTAT duhet të jetë si çdo vend i zhvilluar syri dhe truri për monitorimin e ekonomisë që ju sot drejtoni, për fat të keq duke mos qenë në këtë rol, ju siguroj se po ju fut në qorrsokak.

Prandaj përsëri kërkojmë në dobi tuaj dhe të vendit që të kërkoni treguesit e papunësisë për tremujorin e fundit 2009, kur bota e ndjek këtë çdo muaj. Treguesi i tregëtisë me pakicë për tremujorin e fundit për të njohur realisht ku është niveli i konsumit të qytetarëve shqiptarë sa dhe ç’blejnë? Pse nuk është botuar që nga 2008 broshura Shqiperia në shifra, që duhej për 2009 të ish botuar në maj? Pse nuk ka dalë shifra zyrtare e PPB për 2008 që duhej të dilte sipas programit në nëntor të 2009 dhe të konfirmonte arritjet tuaja zoti Kryeminister, tashme ligjerisht para popullit?

Por ajo që është flagrante z. Kryeministër është se INSAT ju ka përgënjeshtruar edhe juve në premtimet që keni realizuar. Psh. nëse lexon Informacionin për Papunësinë në tremujorin e tretë, kur flet për pagesën e papunësisë i referohet një legjislacion që është ndryshuar tashmë nga ju. Në vkm me nr 632 në 11 qershor 2009 sipas së cilës pagesën e papunësisë e cuat 6340 leke, kurse INSTAT ka mbetur në nivelin e saj 5980 lekë, sipas vkm tjetër me nr 236, të 27 shkurt 2008. Megjithëse ne themi se kjo rritje u bë për fushatë dhe diferenca 360 lekë nuk mbuloj as zhvlerësimin e lekut as rritjen e çmimit të energjisë elektrike, përsëri INSTAT nuk ju ndjek, duke vërtetuar se me kthimin në një vegël tuaj servile, po ju dëmton dhe meriton që të ndiqet penalisht jo vetëm nga opozita që është në rolin e saj të monitorimit dhe kontrollit qeveritar, por në rradhë të parë nga ju për këtë pasaktësi, paaftësi që po ju shtyn në se nuk kini as ju informacion, në vendimarrje të gabuara.

Prandaj ne përsërisim se duhet transparenëe, hapje të të gjitha kutive dhe jo vetëm atyre si Ruzhdia, sepse vetëm kështu merr rëndësi marrja e masave të sakta për të dalë nga kjo situatë ku Shqipëria hyri nga papërgjegjshmëria e maxhorancës që sot ka mundësinë të reflektoj, duke mos shpërfillur opoziten si deri më sot në këto 5 vite të qeverisjes suaj. Kjo është çështja themelore e demokracicë për të gjetur instrumentat së bashku në interes të vendit, për të shmangur këtë krizë shumëdimensionale, qe nuk pyet për betejë averbale, por kërkon veprime të drejta vizionare që di të nxjerr mësime nga pësimet sa nuk është vonë. Këtë ne e kërkojmë në dinjitetin e opozitës, por pse jo dhe tuaj kolegë të maxhorancës, ndryshe nesër do jetë vonë pr të. Që mos të jetë vonë dhe më kosto për gjithë shqiptarët.
 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm