Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Programi i ri qeverisës garanton seriozitetin e marrëdhënies sonë me qytetarët dhe e çon Shqipërisë shumë më pranë aspiratës historike, anëtarësimit në BE

Fjalime

Programi i ri qeverisës garanton seriozitetin e marrëdhënies sonë me qytetarët dhe e çon Shqipërisë shumë më pranë aspiratës historike, anëtarësimit në BE

16 Sep 2021    

Fjala në Kuvend  e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

 

Kjo ishte një seancë maratonë, sepse ne nuk kemi kohe për pushim. Ju donit gjumë, ne donim punë. Nëse do të vazhdoni në seancat pasardhëse me të njëjtën qasje sikurse erdhët në këtë seancë dua t'ju them që ky program është një nga arsyet kryesore pse ju do të humbni përsëri në pranverën e 2025.

Në emër të Grupit Parlamentar të PS dua ti uroj suksese Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave në zbatimin me përpikmëri të këtij programi qeverisës, që jo vetëm na garanton seriozitetin e marrëdhënies sonë me ata që na kanë sjellë në këtë sallë, por natyrshëm është një program që e çon Shqipërisë shumë më pranë destinacionit dhe aspiratës historike, anëtarësimit në BE.

Momenti i parë i bashkëpunimit me opozitën duhet të jenë ndryshimet kushtetuese sa i përket vijimit të procesit të Vettingut, zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me qëllim që të garantojmë që çdo Gjyqtar dhe Prokuror që nuk është vetuar ende të kalojë përmes një procesi Vettingu si të gjithë. Ky duhet të jetë momenti i parë i reflektimit tuaj edhe në marrëdhënie me reformën në drejtësi.

Dua ti them kreut të grupit demokrat, i cili tha se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale që nuk është i informuar mirë, pasi Gjykata Kushtetuese është funksionale, madje ajo ka dhënë vendime tepër të rëndësishme, disa mund tju përlqejnë disa jo, por siç edhe kemi rënë dakord vendimet e gjykatës nuk komentohen, por vetëm zbatohen.

Nuk e fsheh dot gëzimin e çdo socialisti, që në një pjesë të programit është përfshirë edhe një plan për rritjen e pensioneve. Skemën e pensionit e gjetëm në një greminë të thellë. Jo vetëm që e shpëtuam atë, madje sot jemi gati të fillojmë një plan për rritjen graduale të pensioneve për njërëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Dëshira jonë është që me opozitën të ndërtojmë një marrëdhënie tërësisht tjetër nga ajo që kemi pasur më parë, por u’a tha dhe kryeministri dhe po u’a them dhe unë. Asgjë nuk mund ta merni me forcë, vetëm në zbatim të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm