ANGAZHIMI YNË: Burime financiare të cilat nuk do të jenë më pak se 5% e PBB, duke e konsideruar arsimin si politika më e mirë ekonomike dhe sistemi thelbësor që garanton zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
ZOTIMET TONA:
- Arsim cilësor për çdo fëmijë pavarësisht origjinës, rrethanave familjare dhe gjendjes ekonomike.
- Sistem arsimi parashkollor i konsoliduar dhe me akses për të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeç.
- Reformim i kurrikulës së arsimit parashkollor, në kuadrin e reformës kurrikulare të arsimit bazë.
- Asnjë shkollë me tre turne dhe asnjë klasë me më shumë se 30 nxënës në qytetet e mëdha, brenda mandatit të parë qeverisës.
- Transport falas i garantuar për çdo nxënës që duhet të udhëtojë në këmbë mbi 20 minuta.
- Libra falas gjatë gjithë ciklit të shkollimit të detyrueshëm për fëmijën e tretë dhe më lart, në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje.
- Karta e Performancës së Shkollës u ofron prindërve informacion mbi:
- standardet dhe cilësinë e mësimdhënies;
- shkallën e kënaqësisë së prindërve mbi punën e shkollës;
- renditjen e shkollës në vlerësimin e performancës.
- Mundësitë ligjore për ndryshimin e drejtuesve dhe mësuesve të shkollave nga ana e prindërve dhe komunitetit, kur ata nuk i shërbejnë interesit më të mirë të nxënësve.
- Përmirësim i të ardhurave reale të mësuesve dhe kritere shpërblimi e emërimi bazuar në meritokraci.
- Zgjerim dhe forcim i Shërbimit të Këshillimit Psikosocial në shkolla.
- Pajisje e çdo shkolle publike të ciklit të parë dhe të dytë me punonjësit përkatës të shërbimit këshillimor.
- Rritje deri në shkallën 90% e përfundimit të arsimit të mesëm, deri në fund të mandatit të parë qeverisës.
- Rritja e numrit të provimeve me detyrim në maturën shtetërore.
- Konsiderim i maturës shtetërore si provim në shërbim të rritjes së cilësisë së pranimeve në shkollën e lartë.
- Ngritje e Qendrave Këshillimore për Karrierën në shkollat e mesme dhe e programit të “mentorëve” (kurse pa pagesë pas orarit të mësimit).
- Ngritje e një organizmi të drejtë e të pavarur vlerësimi, akreditimi dhe renditjeje të universiteteve publike dhe private.
- Zbatim i menjëhershëm i akreditimit dhe renditjes sipas cilësisë dhe rezultateve të studentëve dhe të pedagogëve, për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë publik dhe privat.
- Verifikim i vërtetë dhe transparent i cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore në të gjitha universitetet shqiptare publike apo private.
- Krijim i një partneriteti të nxitur dhe të mbështetur nga qeveria mes universiteve dhe sipërmarrjes, për të siguruar që universiteti ofron ekspertizë dhe përfshin studentët në një proces që i parapërgatit për futjen në tregun e punës.
- Ndryshim i skemës së financimit të arsimit të lartë, duke rritur financimet që shkojnë drejt sistemit dhe cilësinë që ai ofron.
- Asistencë universiteteve publike në ngritjen dhe fuqizimin e Qendrave të Këshillimit për Karrierën.
- Politika arsimore që i mundësojnë çdo të riu deri në moshën 26 vjeç diplomim në universitet, formim në një profesion ose mundësi sistemimi në një punë.
- Sigurim i gjithë burimeve dhe incentivave të nevojshme për arsimimin e të rinjve në shkencat natyrore, teknike dhe bujqësore.
- Mbështetje nismave për gjenerim të modeleve bashkëkohore jotradicionale në arsimin e lartë si maturë +2.
- Përfshirje e kompanive të interesuara në financimin e disa profileve në arsim.
- Përmirësim i kushteve të mësimdhënies dhe pagave të personelit akademik, drejt ngushtimit të hendekut me pagat në universitet private.
- Sigurim i autonomisë së universiteteve deri në njësitë bazë, shoqëruar me rritjen e kapaciteteve menaxhuese të njësive.
- Sigurim i kualifikimit korrekt dhe transparent të personelit akademik.
- Efektifizim i programeve të mobilitetit për studentët e cikleve Bachelor dhe Master, si dhe bashkëpunim në zhvillimin e doktoraturave.
- Rritje e sigurisë në shkolla përsa i përket armëve, ashtu si dhe konsumit të drogës, alkolit dhe duhanit.
- Vënie në dispozicion të çdo nxënësi ose grupi nxënësish me aftësi të kufizuara ose nevoja të veçanta të një mësuesi të dytë.
- Mbështetje institucioneve shtetërore për të qenë funksionale dhe të rrepta ndaj abuzimit dhe falsifikimit në arsim.
- Mësues të aftë dhe me status, tekste dinjitoze, mjedise normale për çdo nxënës pavarësisht origjinës dhe burimeve ekonomike familjare.
- Sistem arsimor që zhvillon aftësitë, ushqen të menduarit kritik dhe i kultivon shprehitë për jetën të gjithë fëmijëve të vendit tonë.
- Asnjë mësues nuk do të detyrohet të marrë pjesë në aktivitete politike dhe asnjë mësues nuk do të pengohet të marrë pjesë në aktivitetin politik të opozitës.