ANGAZHIMI YNË: Fuqizim real i grave dhe vajzave dhe mundësi të barabarta për të gjithë gratë dhe burrat, duke kthyer në realitet barazinë gjinore në çdo aspekt të jetës
ZOTIMET TONA:
- Angazhim efektiv i të gjitha institucioneve publike në luftën kundër dhunës ndaj grave.
- Zbatim i rreptë i legjislacionit për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.
- Forcim i rolit të sistemit të drejtësisë në parandalimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe dënimin e duhur të dhunuesve.
- Linjë Kombëtare Këshillimi 24 orë falas për gratë e vajzat dhe ndërtim i një partneriteti funksional me shoqërinë civile e komunitetet fetare.
- Bashkëpunim me median për parandalimin e dhunës në familje dhe shtrirje e mekanizmit të referimit në të gjitha njësitë vendore.
- Vëmendje e veçantë ndaj grave e vajzave, viktima të dhunës.
- Riintegrim i grave dhe vajzave viktima të dhunës nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale.
- Vëmendje e veçantë përmirësimit të kushteve të punës së gruas në zonat rurale; zgjerim i shërbimeve komunale, sigurim i ujit të pijshëm dhe garantim i shërbimeve sociale.
- Krijim i Zyrës për Barazinë Gjinore, për të siguruar që projekt-ligjet e paraqitura për shqyrtim përputhen me detyrimet ligjore për barazinë gjinore dhe nuk përfshijnë diskriminim me baza gjinore.
- Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara.
- Mbështetje përfshirjes së vajzave në profesion sipas nevojave të tregut të punës dhe jo sipas profesioneve tradicionale që favorizojnë disbalancën gjinore.
- Trajnim profesional falas për çdo vajzë nën moshën 25 vjeç, brenda 6 muajve të parë të qeverisjes.
- Vëmendje e veçantë ndaj vajzave e grave që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.
- Trajnim dhe punësim me përparësi për gratë dhe vajzat e pakicave dhe gratë e vajzat me aftësi të kufizuara.
- Zgjerim dhe përmirësim i qasjes së grave në hua përmes programeve mbështetëse për vetëpunësim, strukturave të kujdesit dhe mbrojtjes sociale.
- Ndihmë ligjore falas për gratë që kërkojnë të drejtat e tyre për bashkëpronësi.
- Përmirësim i aksesit në arsim për gratë dhe vajzat.
- Rishikim i kurrikulave dhe teksteve shkollore nga perspektiva e barazisë gjinore.
- Lehtësim i barrës fiskale për punëdhënësit që punësojnë gra dhe vajza të papuna.
- Promovim i grave dhe vajzave në fushën e shkencës dhe teknologjisë, duke vlerësuar kontributet e tyre dhe përdorur me efikasitet potencialet e tyre.
- Fuqizim i grave dhe vajzave përmes punësimit, nxitjes së sipërmarrjes, formimit dhe kualifikimit profesional të tyre.
- Sigurim i shërbimeve publike efektive në ndihmë të familjeve, grave dhe fëmijëve.
- Përmirësim i legjislacionit ekzistues duke e përafruar me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Europian.
- Rritje e pjesmarrjes së grave dhe vajzave në jetën publike dhe politike duke siguruar një nivel më të lartë përfaqësimi, angazhimi dhe ndikimi në jetën publike.
- Përpjekje për barazi gjinore në tregun e punës dhe për eleminimin e dallimeve gjinore në paga dhe shpërblime.