ANGAZHIMI YNË: Fermeri si përfituesi i drejtpërdrejtë i skemave të mbështetjes në të gjithë vendin, larg diskriminimit politik dhe praktikave korruptive
ZOTIMET TONA:
- Punësim për më shumë se 150 mijë vetë në fshat dhe në aktivitete që lidhen drejtpërdrejtë me bujqësinë.
- Politika fiskale që kontribuojnë në uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës bujqësore.
- Politika fiskale me qëllim uljen e kostove të prodhimit, rritjen e konkurencës dhe lehtësimin e daljes së produkteve vendase bujqësore në tregjet e eksportit.
- Mbështje traditës bujqësore të vendit tonë dhe promovim i historive të suksesit të 20 viteve të fundit.
- Nxitje prodhimit të kulturave që krijojnë më shumë vlerë të shtuar.
- Mbështetje e institucioneve shtetërore për garantimin e cilësisë së inputeve bujqësore.
- Kujdes parësor për bujqësinë, pa ndërhyrë në veprimtarinë ku sipërmarrja private ka dëshmuar se është më efektive.
- Rikonstruktim, përforcim, rikrijim institucional në të gjitha hallkat, rajonale dhe vendore, në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë.
- Hartim i paketave ligjore dhe plotësimi i legjislacionit në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë.
- Riorganizim i sistemit kombëtar të prodhimit dhe kontrollit të materialit bimor të certifikuar.
- Sigurim i rritjes inteligjente përmes përhapjes së teknologjive të reja në kultivimin e bimëve dhe ruajtjen e produkteve.
- Sigurim i rritjes inteligjente përmes përmirësimit të shërbimit këshillimor, arsimimit dhe kualifikimit të prodhuesve.
- Sigurim i rritjes së qëndrueshme përmes nxitjes dhe mbështetjes së ekonomive, për të mundësuar konkurencën në tregjet e vendit dhe të rajonit.
- Rindërtim i strukturave mbështetëse për prodhimin e materialeve racore për bagëtitë e imëta.
- Shpërndarje e materialeve racore të certifikuara për gjedhin; asistencë e drejtpërdrejtë me material gjenetik dhe procedura inseminimi.
- Mbështetje e plotë për blegtorinë nga ringritja e shërbimit zooteknik dhe veterinar.
- Rishikim i ligjeve “Për Mbarështimin e Blegtorisë dhe për Veterinarinë”.
- Politika mbështetëse të shkallëzuara për çdo krer të mbarështuar dhe prodhimin foragjer.
- Mundësim i skemave mbështetëse jodiskriminuese.
- Vënie në funksion të bazës së të dhënave kombëtare të regjistrit shtetëror të lëvizjes së kafshëve të gjalla e më tej.
- Rritje e kompetencave të qeverisjes vendore në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë.
- Ndërtim i infrastrukturës mbështetëse, si ngritja e qendrave të tregtimit të peshkut me shumicë dhe i shkallëve të riparimit të anijeve të peshkimit.
- Konsolidim i infrastrukturës portuale, si ndërtimi i portit të ri të peshkimit në Durrës, zgjerimi i bankinave në Shëngjin, zgjerimi i portit të Sarandës etj.
Heqje e akcizës dhe e taksës së qarkullimit të naftës për peshkimin.