ANGAZHIMI YNË: Krijim i një klime të favorshme dhe të sigurt për biznesin vendas dhe për investitorët e huaj
ZOTIMET TONA:
- Zgjidhje alternative e mosmarrëveshjeve si një prioritet i rëndësishëm, me synim krijimin e një klime të favorshme dhe të sigurt për investitorët vendas dhe të huaj.
- Përmirësim cilësor i legjislacionit tregtar në fushën e regjistrimit, funksionimit dhe organizimit të shoqërive tregtare, falimentimit dhe ligjeve të tjera që lidhen me veprimtarinë e komunitetit të biznesit.
- Rritje e transparencës për procedurat e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe shndërrimin e saj në një shërbëtore të vërtetë të biznesit.
- Krijim i një Sistemi Elektronik Unik për të gjithë sistemin e regjistrimit të biznesit në organet tatimore, organet e qeverisjes vendore dhe Inspektoriatin e Punës, për harmonizimin e menaxhimit të çështjeve dhe realizimit të transparencës.
- Ridimensionim i rolit të arbitrazhit të brendshëm, inkurajimit për aplikimin e formave të pajtimit dhe negocimit përpara nisjes së procedurave gjyqësore dhe rishikimit të ligjit për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Përmirësim cilësor i legjislacionit tregtar në fushën e regjistrimit, funksionimit dhe organizimit të shoqërive tregtare, falimentimit dhe ligjeve të tjera që lidhen me veprimtarinë e komunitetit të biznesit.