ANGAZHIMI YNË: Rikrijim tërësor i institucioneve qendrore dhe vendore të kulturës, mbështetje dhe nxitje krijimtarisë me një qasje në harmoni me vizionin e Komisionit Europian për Kulturën “Europa Kreative”
ZOTIMET TONA:
- Krijimi në internet i platformës “Shqipëria Krijuese”, e cila:
- paraqet zhvillimet më të fundit në fushën e artit në vend;
- përfshin kalendarin e përditësuar të të gjithë aktiviteteve artistike e kulturore në të gjithë vendin;
- ofron një hapsirë dialogu për artistët shqiptarë brenda e jashtë vendit;
- përbën një mjet nxitës në fushën e artit dhe kulturës për komunikim me mediat e reja;
- fuqizon rolin e krijuesve të praktikave artistike dhe kulturore online;
- mbështet një qasje kritike për cilësinë e informacionit duke informuar edhe mbi pronën intelektuale.
- Mbështetje artistëve, talenteve të reja, grupeve artistike e kulturore në rritjen e potencialit të tyre për performanca.
- Mbështetje artistëve, talenteve të reja, grupeve artistike e kulturore për pjesëmarrje në aktivitete jashtë vendit dhe arritje financimi ndërkombëtar.
- Nxitje edukimit të artit për çdo moshë, brenda dhe jashtë institucioneve kulturore.
- Mbështetje financiare për shtresat në nevojë duke u mundësuar frekuentimin në aktivitete kulturore.
- Mbështetje frekuentimit të aktiviteteve e hapsirave kulturore me nisma si Karta Rinore Europiane.
- Nxitje kreativitetit me mbështetje ndaj platformave të pavarura për artin dhe aktivitetet kulturore të të rinjve.
- Nxitje aktiviteteve artistike si festivale teatrore, muzikore, të traditës popullore me bazë dialogun rajonal e vlerat e përbashkëta kulturore.
- Bashkëpunim me aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë për mbështetjen dhe nxitjen e aktiviteteve të artit modern në vendin tonë.
- Intensifikim i bashkëpunimit me artistët tanë jashtë vendit, duke nxitur aktivitete të artit bashkëkohor për të kthyer Shqipërinë në një referencë rajonale në këtë aspekt.
- Rritje e mundësive për t’u punësuar në sektorin e kulturës duke filluar nga vullnetarizmi dhe stazhet në fushën e artit dhe kulturës.
- Bashkërendim dhe krijim i infrastrukturës kulturore në të gjithë vendin për fuqizimin e burimeve e dhe shtimin e iniciativave vendore në art e kulturë.
- Institucione kulturore të të gjitha niveleve si hapsira takimi dhe ndërveprimi shoqëror, si dhe qendra kohezioni social e solidariteti komunitar.
- Mbështetje kolonive artistike të artit pamor, shtëpive rezidenciale për artistë, shkrimtarë e përkthyes dhe ardhjes së artistëve të huaj në Shqipëri.
- Mbështetje institucioneve artistike lokale publike (teatër, galeri, etj) dhe private (festival, galeri) sipas kapaciteteve krijuese.
- Nisma fiskale për tërheqjen e mbështetjes private drejt prodhimit kulturor.
- Mbështetje bashkëpunimit privat- publik në fushën e kulturës duke vendosur raporte të drejta, transparente dhe rregulla të qarta.
- Ngritja e Qendrës Kombëtare të Letrave për mbështetjen e vlerave të traditës dhe prurjeve të reja.
- Përfshirja e librit shqip dhe autorëve shqiptarë në programet e nismat promovuese ndërkombëtare.
- Fonde dhe projekte të posaçme për botimet digjitale.
- Krijimi i sistemit të bursave për shkrimtarët dhe përkthyesit në mbështetje të karrierës së tyre dhe shkëmbimit kulturor.
- Zgjerim i tregut kulturor dhe decentralizim i tij nëpërmjet krijimit të qendrave multifunksionale të krijimtarisë dhe pasurisë kulturore.
- Ndërtim i qendrave kulturore multifunksionale për fëmijët dhe krijim i teatrove për fëmijë në të gjitha krahinat e vendit.
- Nisma në funksion të mbështetjes dhe ruajtjes së shumëllojshmërisë kulturore të krahinave të ndryshme të vendit tonë.
- Mundësim i organizimit dhe promovimit të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në vende të ndryshme të botës e veçanërisht në vendet e BE.
- Rishikim dhe hartim në Standardet Europiane të paketës ligjore që përfshin:
- Ligjin për Krijimtarinë;
- Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtës së Autorit;
- Ligjin për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë;
- Statuset Specifike (për secilin institucion të krijimtarisë);
- Kontratën Kolektive;
- Kontratën Individuale.
- Disa prej hapave në rigjenerimin e institucioneve kulturore do të jenë:
- Rikonstruktim tërësor i Teatrit Kombëtar sipas standardeve europiane;
- Vendosja e Qendrës Kombëtare Multifunksionale për Fëmijë në ambiente të reja;
- Hapja e Shkollës së Cirkut pranë Liceut Artistik;
- Hapja e degës së dramës AA në Shkodër;
- Krijimi i Studios Eksperimentale në TKOB;
- Status i veçantë për Teatrin e Shkodrës dhe të Korçës;
- Rikonceptim i Festivalit të Përvitshëm për Regjisorët e Rinj;
- Rikonceptim i Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit;
- Hapja e dy teatrove të reja për fëmijë në periferi të kryeqytetit.
- Aksesi në kulturë si e drejtë themelore, e kthyer në mundësi reale për të gjithë.
- Vëmendje të veçantë kundrejt grupeve të cënueshme si të rinjtë, pakicat kulturore, grupet me aftësi të kufizuara dhe grupimet vulnerabël, në kuadrin ligjor të lidhur me kulturën.
- Dialog me të gjithë aktorët, palët e interesuara dhe shoqërinë civile për qasjet strategjike dhe sfidat e të ardhmes në kulturë.
Zhvillimi i një sërë treguesish dhe sistemesh ndjekëse/follow- up për të matur aksesin në institucionet kulturore, aktivitetet artistike dhe format e tjera të aktiviteteve kulturore.