ANGAZHIMI YNË: I japim fund abuzimit njëzetvjeçar me ish-të përndjekurit politikë
ZOTIMET TONA:
- Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për të gjithë ish-të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish- të burgosurit burra mbi 75 vjeç.
- Dëmshpërblim, brenda dy viteve në vijim, i të gjithë ish-të burgosurve që janë në jetë.
- Dëmshpërblim i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish-të burgosurve, nga viti i tretë i qeverisjes.
- Gjatë dëmshpërblimit, të gjithë ish-të përndjekurve që disponojnë letra me vlerë nuk do t’u zbritet shuma në vlerën nominale, por vetëm vlera reale e tregut ose do t’u jepet mundësia për t’i përdorur në privatizime apo transaksione të ngjashme.
- Gjatë dëmshpërblimit, të gjithë të përndjekurve që kanë privatizuar shtëpi nuk do t’u zbritet vlera aktuale e tregut për shtëpitë, por vetëm vlera reale e tregut në vitin 1992, vit i privatizimit masiv të ish banesave shtetërore.
- Ngritje e një institucioni me standarde europiane të kujtesës historike, që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshëm për publikun historinë e persekutimit nën regjimin komunist.
- Shndërrim në muze i burgjeve të diktaturës komuniste.
- Ngritje e varrezave monumentale për të gjithë ata që u pushkatuan nga regjimi komunist.
- Krijim i lehtësive ekonomike dhe administrative për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të pushkatuarve dhe të burgosurve.
- Nisma për mbështetjen e pjesëmarrjes së tyre të barabartë në shoqëri.
- Skema e kompensimit për ish-të përndjekurit politikë do të zbatojë një shpërblim prioritar në varësi të moshës.
- Rehabilitim moral i ish-të përndjekurve politikë si një detyrim madhor i shoqërisë, i cili duhet të nderojë këta luftëtarë të demokracisë.