ANGAZHIMI YNË: Kosova – partnere dhe aleate strategjike kryesore e Shqipërisë
ZOTIMET TONA:
- Bashkëpunim me autoritetet përfaqësuese të Kosovës për nënshkrimin e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”.
- Instalim, përmes këtij traktati, i praktikës së organizimit të mbledhjeve të përbashkëta të qeverisë ku do të orientojmë dhe mbikëqyrim strategjitë e bashkëpunimit të thelluar në planin politik, ekonomik dhe social.
- Ndërmarrje e hapave të menjëhershëm dhe energjikë që ndihmojnë në njohjen e mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
- Bashkëpunim me Kosovën në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetesës së shqiptarëve në të dy vendet dhe përshpejtimit të procesit të integrimit euroatlantik.
- Organizim i një komiteti ndërshtetëror Shqipëri-Kosovë, për të përafruar legjislacionin në dy kahe; përafrimin e legjislacionit tregtar dhe të legjislacionit në përgjithësi me Bashkimin Europian.
- Takime të përbashkëta në nivel qeveritar, ku do të diskutohet dhe vendoset në rrafshin strategjik për:
- sigurinë energjetike të hapësirës shqiptare në këto dy shtete;
- sistemin e unifikuar arsimor;
- bujqësinë dhe zhvillimin rural;
- turizimin dhe njehsimin e ofertës turistike.
- Integrim i prodhimit bujqësor me Kosovën, me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët bujqësor e ushqimor dhe pasjen e një oferte të përbashkët për tregjet e eksportit.
- Bashkim doganor me Kosovën.
- Do të synojmë që përmes sportit të afrojmë në familjen olimpike shtetin e ri të Kosovës.
- Krijim i një fondi të ekselencës për studime në fusha interesi të përbashkët.
- Bashkëpunim në fushën e arsimit duke u fokusuar në:
- unifikimin e kornizave kurrikulare;
- njehsimin e kurrikulave në fushën e edukimit qytetar demokratik;
- njehsimin e kurrikulave të gjuhës shqipe dhe leximit letrar, historisë dhe gjeografisë;
- bashkërendimin e praktikave më të mira në sigurimin e cilësisë në arsim, përmes shkëmbimit dhe binjakëzimit të shkollave dhe njësive të administrimit në arsim;
- unifikimin e praktikave të trajnimit, kualifikimit, atestimit dhe liçensimit të mësuesve dhe specialistëve të tjerë në arsim;
- unifikimin e kualifikimit të drejtuesve në arsim;
- unifikimin e përgatitjes së trajnerëve në arsim.