ANGAZHIMI YNË: Shteti si mbështetës aktiv dhe i vendosur i shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë jashtë vendit
ZOTIMET TONA:
- Miratim i Ligjit për Votën e Jashtme, duke mundësuar votimin për të gjithë emigrantët dhe studentët që jetojnë jashtë vendit.
- Parashikim i një buxheti të veçantë, i cili do të fokusohet vetëm tek problemet dhe shqetësimet e emigrantëve.
- Ngritje dhe konsolidim i strukturave administrative për pritjen, udhëzimin, trajnimin e instruktimin e emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri.
- Krijim i një paketë financiare për të lehtësuar emigrantët të cilët duan të investojnë kursimet e tyre në ekonominë shqiptare.
- Krijim i programeve për të lehtësuar ambientimin e emigrantëve (sidomos fëmijëve) në sistemin arsimor, ekonomik dhe social të vendit.
- Konsultime periodike me përfaqësitë rinore në qendrat kryesore të emigracionit dhe studentëve tanë jashtë vendit.
- Fond i dedikuar qeveritar për abetare, libra dhe materiale të tjera pedagogjike të gjuhës shqipe, i fokusuar veçanërisht në Greqi dhe Itali.
- Negociata me qeveritë homologe për përfshirjen e gjuhës shqipe në kurrikula.
- Kanal i dedikuar i televizionit publik që do të transmetojë programe për mësimin e gjuhës shqipe.
- Bashkëpunim me institucionet homologe në vendet fqinje për të mundësuar akordimin automatik të nënshtetësisë për fëmijët shqiptarë të lindur në vendet respektive.
- Negocim i një marrëveshjeje dypalëshe me shtetin grek, ku të përputhen në nivel diplomatik dhe administrativ ndryshimet në toponimet që konsiderohen problematike prej autoriteteve greke.
- Reformim i shërbimit konsullor, duke krijuar shërbime të posaçme për emigrantët për lindjet, martesat, vdekjet, pajisjet me dokumente identiteti, sipas praktikave më të mira të vendeve të njohura dërguese të emigrantëve.