ANGAZHIMI YNË: Transparencë e plotë në administratën publike, brenda vitit të parë të mandatit qeverisës, në përputhje me parimet e nismës "Partneriteti për Qeverisje të Hapur" (Open Government Partnership)
ZOTIMET TONA:
- Çdo shpenzim i qeverisë do të jetë transparent dhe do të publikohet online.
- Çdo dokument publik do të jetë i aksesueshëm.
- Përsosje e marrëdhënieve me qytetarin përmes dhënies së pandërprerë të informacionit dhe publikimit të tij.
- Regjistrim i burimeve njerëzore shqiptare, duke përfshirë të gjithë personat e kualifikuar brenda dhe jashtë vendit.
- Aplikim i parimeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke u lejuar të gjithë shqiptarëve të interesuar të kontribuojnë sipas aftësisë dhe ekspertizës.
- Ndryshim rrënjësor i përzgjedhjes dhe promovimit të nëpunësve publikë.
- Krijim i një sistemi unik dhe të standardizuar të administrimit të punëve publike.
- Rregullim në mënyrë të detajuar i marrëdhënieve individ–administratë.
- Aplikim i të gjitha elementeve dhe parimeve të “Qeverisjes së mirë”:
- pjesëmarrje e publikut në qeverisje;
- sundim i së drejtës;
- ligjbërje dhe zbatim efikas;
- transparencë në vendimmarrje dhe llogaridhënie;
- shërbim standard për të gjithë;
- orientim drejt konsensusit social.
- Rritje e efikasitetit në administrimin e punëve publike dhe transparencës së organeve vendimmarrëse.
- Ofrim i stimujve që promovojnë profesionalizimin, meritokracinë dhe qëndrueshmërinë në shërbimin publik përmes fondit të posaçëm për administratorët e rinj europianë.
- Luftë praktikave korruptive dhe vendosje e rregullave të qarta për administrimin e punëve publike, duke krijuar kushtet për audit dhe nxjerrje konkrete të përgjegjësive.
- Vendosje në parametra bashkëkohorë të matjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit.
- Krijim i rregullave dhe standarde të sjelljes publike mbi bazën e tagrave të nëdorësisë së pronës publike, duke përcaktuar përfundimisht kufijtë ndërmjet pronës publike dhe asaj private.
- Pronë publike e trajtuar njësoj si prona private në qarkullimin civil, duke rritur përgjegjshmërinë e administratës publike ndaj privatëve dhe publikut.
- Fuqizim i administratës vendore sipas parimit 'më pak burokraci, më shumë profesionalizëm dhe transparencë'.
- Rivendosje e parimit të meritokracisë nga niveli qendror deri në atë vendor, duke forcuar kapacitetet profesionale ekzistuese dhe duke punësuar punonjës në bazë të meritës dhe aftësisë në çdo instancë administrative.
- Përcaktim në mënyrë përfundimtare i llojeve dhe nivelit të shërbimeve që do të ofrojnë pushteti vendor dhe ai qendror.
- Ndryshim rrënjësor i administrimit të punëve dhe shërbimeve publike.