ANGAZHIMI YNË: Taksim i ndershëm progresiv që ul taksat për 95% të shqiptarëve
ZOTIMET TONA:
- Zëvendësim i taksës së sheshtë me taksimin e ndershëm.
- Vendosje e drejtësisë sociale përmes taksimit progresiv për të ardhurat personale.
- Zbatim i parimit 'kush fiton më pak do të paguajë më pak – kush fiton më shumë do të paguajë më shumë'.
- Tatim mbi fitimin në dy nivele për biznesin: një nivel për biznesin e madh dhe një nivel më i ulët se ai ekzistues për biznesin e vogël.
- Politikë e re fiskale, e cila mbështetet kryesisht në uljen e kostos së jetesës për shumicën e popullsisë.
- Heqje apo përgjysmim i tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet jetike të shportës.
- Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për barnat dhe shërbimet mjekësore.
- Reduktim i ndjeshëm i tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve familjarë.
- Rishikim në mënyrë të plotë i të gjithë sistemit të tarifave.
- Tarifa transparente dhe brenda mundësive të përballimit të kostos së shërbimit që ofrohet.
- Politika fiskale të përputhshme me modelin e ri ekonomik dhe kontribuese në lehtësimin e gjendjes kritike ku ndodhet ekonomia e vendit.
- Politika tatimore që synojnë lehtësimin e menjëhershëm të barrës ekonomike të familjeve me të ardhura të ulëta e të mesme.
- Taksim i ndershëm si kontribut për më shumë investime publike, më shumë vende pune dhe më shumë kërkesë konsumatore.
Ndryshim radikal në shpenzimet publike dhe në përdorimin e parave e pasurisë publike, duke siguruar sukses në zbatimin e politikës fiskale.