ANGAZHIMI YNË: Mbyllje e ciklit shekullor të paqartësisë me pronën
ZOTIMET TONA:
- Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme.
- Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit: zarfin tek kthimi i pronave, zarfin tek legalizimet dhe zarfin tek regjistrimi i pronës.
- Përparësi kompensimit në natyrë në raport me dhënien e kompensimit financiar, duke mundësuar uljen e faturës financiare për shtetin.
- Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike me qëllim favorizimin e procesit të kthim-kompensimit të pronave.
- I japim fund zvarritjeve dhe sorollatjeve administrative si burimi bazë i korrupsionit.
- Evidentim i të gjithë pronave publike që fshihen nëpër sirtarët e institucioneve shtetërore.
- Saktësim i fondit të kompensimit, i cili do të operojë sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit.
- Legalizim brenda 2 vjetësh i ndërtimeve informale, të bëra në pronën vetjake dhe atë publike.
- Legalizim i ndërtimeve informale të kryera mbi toka me pronarë dhe të ndërtimeve të kryera në zona urbane, deri në fund të mandatit të parë.
- Përshpejtim i procedurave të evadimit të dosjeve, të cilat në mijëra raste janë bllokuar vetëm për të nxitur korrupsionin.
- Proces legalizimi i integruar me regjistrimin dhe urbanizimin e zonave informale.
- Bashkim i të gjitha agjencive që operojnë me pronat, në një agjenci të vetme me fuqi dhe përgjegjësi të plota.
- Krijim i Regjistrit të plotë të Pasurive të Paluajtshme, duke përfunduar regjistrimin fillestar në zonat kadastrale që kanë mbetur.
- Zbatim i një programi të veçantë për regjistrimin e Pronave në Bregdetin e Jugut.
Përfundim i procesit të përpunimit dhe hedhjes së të dhënave për të gjitha zonat e futura në sistem.