“KRITIKA ESHTE E VJETER – MODELI ESHTE SFIDE!”
Dëshirojmë të jesh me NE në familjen që e quajmë FORUMI I RINISE EUROSOCIALISTE TE SHQIPERISE.
Ajo që duam të pohojmë është se nuk do të lëmë të largohesh i vetëm në “rrugën tënde”. Kjo, është një alternativë për të vazhduar rrugën së bashku.
NE nuk jemi ata që vendosim se kush je dhe sa vlen për atë cfarë vjen më pas! Në se je i lodhur nga realiteti dhe i tradhëtuar nga ëndrat e tua kujto sa herë je rrëzuar dhe ngritur kur ke qenë fëmijë. Ke shëruar plagën dhe ke vazhduar përpara. Edhe tani, ajo që do të vijë në formën e kohës, varet nga ajo që do të bësh TI dhe jo vetëm të tjerët për ty.
Mos kujto se NE që të shkruajmë nuk kemi kaluar nëpër momente të vështira. Mos beso se ekzistojnë të “pagabueshmit”. Vlerëso se ka njerëz që lodhen, që premtuan dhe nuk e mbajtën fjalën, mërziten nga “dinakët” që i parakalojnë në jetë, kanë frikë se ajo që po provojnë mund ti bëjë më keq gjërat, që i pritën diku dhe nuk vajtën dhe në fund mbytën shpresën brenda vetes. Kjo nuk është rruga që të ofrojmë NE!
Në se jeton kohën me një vizion tjetër dhe ndihesh “i cuditshëm”. Edhe pse politika të duket si një lojë politike afatshkrurtër apo një sajesë e vazhdueshme. Kjo që po të ndodh është e natyrshme për të qenë përfaqësues i asaj që po vjen dhe jo e kundërta.
Të ftojmë vec të rrish “zgjuar” dhe besimplotë për kohën që po troket. Ajo që do të ndodhi në vazhdim nuk ka të bëjë me të tjerët por me TY.
Në se vendos të vish tek NE, në FRESSH, me një ëndër në zemër atëherë kjo që po lexon është për ty.
Nuk ka nevojë për ftesë për atë që kërkon vendimin tënd.
Ti e meriton premtimin për atë që vjen më pas sëbashku me NE.
Brenda teje fle Shqipëria e së nesërmes! Eja ta jetojmë që tani BASHKE në FRESSH!
– Forumi i Rinisë Eurosocialiste është një organizim politik i rinisë brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë.
– FRESSH u themelua në 15 janar 1992 dhe funksionon në mënyrë të pavarur bazuar mbi Statutin dhe Programin e saj.
– FRESSH është organizatë politike e rinisë. Ai është bashkim vullnetar i të rinjve dhe të rejave shqiptar mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike që synojnë të forcojnë rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit.
– FRESSH ka qenë dhe është përgjigje ndaj sfidave të brezit të ri për të ndërtuar të ardhmen e vendit mbështetur në vlerat europiane.
Të rinjtë në Shqipëri jetojnë në një kohë e cila karakterizohet nga ndryshime të shpejta e transformuese. Asnjë gjeneratë e mëparshme s’ka përjetuar një revolucion social dhe teknologjik si ky i tanishmi. Kjo e ka bërë realitetin sfidues në pasojat e veta.
– Progresi teknologjik është pranuar si vlerë absolute dhe shoqëria i është nënshtruar atij. Diferencat kanë bërë që e kaluara gjithnjë e më tepër të “largohet” prej të tashmes duke e humbur vlerën e saj para syve të të tjereve.
– Komunikimi mes gjeneratave po tkurret dhe më të rinjtë nuk po gjejnë tema të përbashkëta me prindërit e tyre. Komunikimi mes rinisë “kompjuterike” dhe prindërve nuk flet të njëjtën “gjuhë”.
-Zgjidhjet për disa probleme të cilat në të kaluarën ishin të mira e kanë humbur vlerën e tyre në jetën bashkë Në vetëdijen e të rinjve, e vjetra dhe anakronizmi kanë marrë të njëjtin kuptim.
-Ndryshimet e shpejta kanë zvogëluar ndjeshëm rolin e familjes në edukimin e fëmijë Ka rënë ndikimi i prindërve në zhvillimin moral dhe shpirtëror të gjeneratave të reja.
-Gërshetimi i kulturave të ndryshme ka sjellë pasiguri në botën shpirtërore të të Kërkimi i tyre për të gjetur pika të qëndrueshme shpesh mbaron në relativizmin e vlerave ku nuk mund ta gjejnë veten dhe identitetin e tyre.
-Urbanizimi ka ndikuar jo vetëm pozitivisht në zhvillimin shpirtëror të të rinjve në Shqipë Jeta në qytet shpesh s’ka domethënie. Ka me qindra nxënës nëpër shkolla që mbesin të “paemër”. Ata ndjehen të vetmuar dhe nën trysninë e vetmisë.
-Në shoqërinë tonë konsumuese ngadalë po rrezikon të shuhet cilësia e kujdesit për të E ardhmja po e humb domethënien dhe po bëhet më e largët dhe më e pasigurt.
-Familjet që nuk kanë mundur të kapin progresin material ndjehen të varfër, më tepër se kurrë, kurse fëmijët e tyre të konsideruar klasë e dytë, thuajse përjashtohen nga gjenerata e tyre.
-Pasoja dytësore e mentalitetit konsumues është që ka kohë të lirë për të rinjtë por ata nuk dinë me çfarë të merren në kohën e lirë.
-Ndikimi i madh i mjeteve të komunikimit ka nxitur qëndrime të reja tek të rinjtë në Shqipë Roli i ri i televizionit, rrjeteve sociale dhe fotografia ka bërë që të rinjtë gjithnjë e më pak të besojnë tek fjala. Ata besojnë më shumë në atë që shohin me sytë e tyre. Fjalët e mëdha dhe premtimet nxisin shpesh buzëqeshje cinike duke ritur distancën e tyre me politikën,
-Simboli i vërtetë i kohës është bërë brava e dyerve tona! Asnjëherë si tani nuk kemi qenë kaq të mbyllur karshi njëri prej tjetrit. Në qytetërimin tonë më së tepërmi po komunikohet me telefon. Përballë vështirësive që po lindin për shkak të ndryshimeve të theksuara teknologjike dhe shoqërore, të rinjve ju duhet të ballafaqohen me kaosin e botës shpirtërore ku individi po bëhët dhe më i vetmuar.
-Përdorimit të drogës në Shqipëri po mbështetet nga kultura e cila të tashmen nuk e konsideron qëllim. Ajo e konsideron të kaluarën dhe të tashmen si mjete. Mjaft të rinj vetëm të ardhmen e kuptojnë si qëllim. Kjo mënyrë jetese e cila vetëm shpreson se do të jetojë po krijon pamjaftueshmërinë, varësinë dhe zbrazëtinë e cila mban larg të rinjtë nga jeta aktive.
-Ndarja mes gjeneratave sot në Shqipëri është më e madhe se në të kaluarë Po shfaqet problemi i keqtrajtimit të moshës së tretë duke i vlerësuar si të padobishëm. Prindërit e moshuar po mbyllen në shtëpi pleqsh ose lihen të izoluar si provë e vështirësisë të brezit të ri në harmoninë me të vjetrit.
-Të rinjtë po rrezikojnë të humbin kuptimin për natyrë Çrregullimi ambiental po robëron kulturën e jetës me betonin e hirtë të qyteteve.
Zhvillimi dhe statusi i të rinjve në Shqipëri varet prej ambientit dhe kontekstit shoqëror ku jetojnë. Disa prej sjelljeve dhe tipareve të tyre kuptohen si reagime ndaj botës ku jetojnë.
Shoqëria ndikon në zhvillimin dhe personalitetin e të rinjve, si dhe cakton rolin e tyre për të ardhmen. Njëkohësisht ajo është në burim problemi dhe vështirësia pasi ballafaqimi me të është ndër detyrat e rinisë për themelimin e identitetit dhe vetëkuptimit të saj.
Programi i FRESSH është një marrëveshje ku çdokush do të mund të gjejë pjesën që i intereson më shumë.
Forumi i Rinisë Eurosocialiste është një organizatë që funksinon mbi qëllimet të veta. Ato mbështeten në të mundëshmen dhe të arsyeshmen pa përjashtuar sfiduesen. NE jemi ajo që besojmë.
FRESSH punon për ndërtimin e një shoqërie moderne, mbi parime të mundësive të barabarta, të bazuar në kapacitetet njerëzore më të mira, dije, punë dhe arsim, të aksesueshëm për të gjithë, pavaresisht statusit shoqëror, mundësive ekonomike, apo përkatësisë sociale.
FRESSH është për një shoqëri të lirë, që krijon mundësi pjesëmarrjeje në proceset demokratike për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim, race, feje, krahine, ideje apo orientimi seksual. Nxitja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset politike dhe vendimarrëse është një domosdoshmëri dhe mundësi për të ndikuar në cilësinë dhe shpejtësinë e zhvillimit të mëtejshëm dhe rritjen e progresit social.
FRESSH do të luftojë për të drejtat e cdo të reje dhe të riu që të jetojë, arsimohet dhe punojë me dinjitet të plotë në vendin e tij dhe të kthehet në një zë në mbrojtien e kauzave rinore si pjesë e ndryshimeve politike dhe shoqërore të vendit tonë.
FRESSH ka strukturat e saj në çdo fshat, njësi administrative dhe bashki të Shqipërisë. Mijëra të reja e të rinj eurosocialistë përpiqen çdo ditë për të rritur cilësinë e përfaqësimit e brezit të ri dhe për të përmbushur interesat e tij.
FRESSH përfaqëson rrjetin e madh të njerëzve të rinj në të gjithë Shqipërinë të cilët çojnë në çdo derë dhe në çdo zemër vullnetin, pasionin dhe bindjen tonë të plotë së vendi ynë ka të ardhme europiane. Mijëra të reja e të rinj, aktivistë të FRESSH, janë pjesë e përpjekjes kombëtare për të krijuar hapësirat dhe mundësitë që të rejat dhe rinjtë të zhvillojnë aftësitë dhe talentin e tyre.
Dyert e FRESSH janë të hapura për cilindo që di dhe do për vendin e shoqërinë. E ardhmja e Shqipërisë ka pamjen e rinisë së saj.
Mirësevjen!