Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › 30 qershori është një ditë shumë e rëndësishme pasi ne do t'ja dalim duke dëshmuar edhe një herë se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë programin më të mirë për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi

Të reja

30 qershori është një ditë shumë e rëndësishme pasi ne do t'ja dalim duke dëshmuar edhe një herë se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë programin më të mirë për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi

08 Jun 2019    

Fjala e drejtuesit politik të qarkut të Beratit, Blendi Klosi:

30 qershori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Beratin,  Urën Vajgurore, Kuçovën, Poliçanin, Çorovodën.

Në 30 qershor përsëri ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, do të bëjmë detyrën tonë historike, atë të të bërit shtet, atë të respektimit të rregullave, atë të vendosjes së ligjit, atë të vendosjes së demokracisë, atë të vendosjes së më të mirës për popullin shqiptar.

30 qershori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Ervin Demon pasi do të marrë drejtimin e Bashkisë së Beratit.

Do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për anëtarët tanë në Këshillin Bashkiak të cilët do të ridëshmojnë se kur një parti drejtohet nga socialistët ajo është një Bashki e cila punon në radhë të parë për interesat e njerëzve, interesat e banorëve të Beratit dhe zonave përreth tij.

30 qershori është një ditë shumë e rëndësishme pasi ne do t'ja dalim duke dëshmuar edhe një herë se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë programin më të mirë  për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi.

Fitoren në 30 qershor ne nuk e kemi përgatitur vetëm në këto ditë të fushatës elektorale. Kemi plot dy vjet që nga dita kur morëm fitoren historike në Berat për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën që filluam punuam çdo njeri të thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi, qamë hallet me shumë e shumë banorë të këtij qyteti historik.

Dëgjuam hallet e fermerëve, bujqve, atyre që hapën bujtinat e para e që tashmë po presin me mijëra e mijëra turistë nga gjithë bota. Takuam të rinj takuam të rinj, takuam pensionistë, takuam këdo që kishte diçka për të thënë e diçka për të na mësuar.

Programi që paraqet sot kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Demo në këtë fushatë elektorale është një program që si asnjëherë tjetër evidenton pëllëmbë për pëllëmbë problematikat e qytetit tonë.

Të nderuar socialistë të Beratit, padyshim unë do të shpreh edhe keqardhjen time që nuk kemi përfaqësues të vëretetë të opozitës të cilët kanë marrë rrugët në 30 qershor.

E kam këtë keqardhje pasi do doja shumë që në këtë 30 qershor t'i fitonim së bashku të pesta Bashkitë dhe ti shporrnim nga Berati ata të cilët uzurpuan Beratin dhe u morën më shumë me interesat e tyre sesa interesat e qytetarëve.

30 qershori do të ishte një ditë e madhe ku ne përsëri do ti fitonim të pesta bashkitë.

Mirënjohje për të gjithë ata të cilët na shoqëruan në këtë rrugëtim të gjatë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët do të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit duke dëshmuar edhe një herë se Berati voton Partinë Socialiste, Berati voton Edi Ramën dhe skuadrën e tij fituese në të pesta bashkitë e qarkut të Beratit.

Shumë faleminderit dhe suksese!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm