Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Asambleja e Zgjeruar e Bashkisë Divjakë, prezantojnë platformat 5 kandidatët për drejtues partie të degës së PS

Të reja

Asambleja e Zgjeruar e Bashkisë Divjakë, prezantojnë platformat 5 kandidatët për drejtues partie të degës së PS

17 Jun 2022    

Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar e Bashkisë Divjakë, prezantojnë platformat  5 kandidatët për drejtues partie të degës së PS

 

Pas disa takime të zhvilluara në Qarkun e Fierit, ndalesa e radhës e Komisionit të Posaçëm të mandatuar nga Kryesia e PS për procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor, ishte Asambleja e Zgjeruar e Bashkisë Divjakë. Pesë kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Ylli Dhima, Fatos Veliu, Agim Maka, Eris Stambolliu dhe Dorian Spaho, paraqitën platformat e tyre të kandidimit për drejtues lokal.

Drejtuesi politik i Qarkut Fier, Taulant Balla, njëherazi Kryetar i Grupit parlamentar të PS, Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Gruan, Etilda Gjonaj, deputeti i zonës Erion Braçe, si dhe anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e kandidatëve, si dhe të dëgjonin vizionin dhe idetë e tyre konkrete për përfshirjen e të rinjve, komunikimin digjital, hapat konkretë që do ndërmerrnin për përfshirjen e emigrantëve, analizën e tyre për gjendjen e strukturave në zonat rurale, mendimin e tyre për problematikën kryesore që kanë fermerët, etj.

Në nisje të takimit drejtuesi politik për Qarkun Fier, Taulant Balla, njëherazi Kryetar i Grupit Parlamentar socialist, fillimisht vlerësoi punë e bërë në Divjakë për arritjen e rezultateve pozitive e arritura ndër vite, si dhe theksoi se procesi i ri do të shërbejë jo vetëm për konsolidimin e këtyre rezultateve por edhe për të kërkuar përmirësim aty ku ka nevojë, sepse PS e ka garën me veten. Balla e vlerësoi procesin e ri si të një rëndësie të veçantë, tepër transparentë dhe të ndërmarrë në kohën e duhur, pasi prej muajit shtator do të nisin përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2023, ku PS hyn me objektivin për të qenë fituese në të 61 bashkitë e vendit.

Kandidati i parë, Ylli Dhima, me profesion mësues, anëtar partie prej vitit 2015, aktualisht kryetar organizate dhe Kryetar i Këshillit Socialist Gradisht, platformën e tij e kishte bazuar në 5 pika: rezultatet pozitive dhe eksperienca në pozicione drejtuese;  vizioni i duhur për rivitalizimin e strukturave; bashkëpunimi dhe komunikimi me njerëzi, jo vetëm me anëtarësinë e partisë; rritja e përfaqësimit të të rinjve; vendimmarrja e hapur dhe përfshirja e gjithë anëtarësisë së OS.

Kandidati i dytë, Fatos Veliu, me profesion ekonomist agrar, anëtar partie prej vitit 2003 gjatë prezantimit të platformës së tij u ndal në disa pika kryesore: forcimi i OS si bazë e PS; demokratizimi i anës funksionale dhe organizative; motivimi i anëtarësisë me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike; nxitjen e bashkëbisedimit; evidentimin e problematikave që kanë prioritet në komunitet, si dhe adresimi i tyre në organet drejtuese; rifreskimi dhe evidentimi i anëtarësisë, sidomos pjesës që jeton në emigracion, me qëllim përfshirjen e tyre në diskutime dhe vendimmarrje; përmirësimi i rolit të koordinatorit digjital; rivitalizimi i Forumit të Gruas dhe FRESSH në nivel Bashkia dhe sinkronizimi i tyre në funksion të arritjes së rezultateve të PS; përmirësimi i rolit të koordinimit të partisë dhe organeve drejtuese në qendër, etj.

Kandidati i tretë, Agim Maka, me profesion farmacist, anëtar partie prej vitit 1994 dhe prej disa vitesh kryetar i PS Divjakë, e mbështeti platformën e tij të kandidimit në 4 pika kryesore: hapja e partisë, duke mirëpritur çdo të ri dhe të re pavarësisht bindjeve të mëparshme, pasi sipas tij kjo do të sjellë rigjallërim në ide dhe eksperienca; riorganizimi I PS Divjakë në të gjitha strukturat  me bashkëkryesim; riorganizimin  e Këshillave Socialistë, FGS dhe FRESSH, një proces ky i domosdoshëm në të gjitha nivelet e partisë, pasi kjo do të tregojë gjendjen reale të efektshmërisë së strukturave; krijimi dhe ruajtja e datazës së të dhënave të anëtarësisë; krijimi i frymës së punës në grup e Sekretariatit të PS Divjakë dhe shtabit elektoral, por dhe në çdo OS, është garanci për fitoret elektorale të radhës.   

Kandidati i katërt, Eris Stambolliu, me profesion jurist, prej vitesh anëtar aktiv partie, e mbështeti platformën e tij në disa pika: verifikimi i të gjithë anëtarësisë dhe përmirësimi i të dhënave; hapja e partisë për këdo që me PS e bashkon kauza për të ndikuar në përmirësimin e jetesës së komunitetit, por dhe sektorë jetik për zonën si bujqësia dhe blegtoria; nuk duhet bërë fushata fiktive anëtarësimesh të reja, por me njerëz që duan të japin kontribut real, duke ndikuar kështu që kontakti me njerëz të jetë i përditshëm dhe jo vetëm përgjatë periudhave zgjedhore; riorganizimin dhe rritjen e efektivitetit të FGS dhe FRESH, duke i përfshirë në vendimmarrje.

Kandidati i pestë, Dorian Spaho, me profesion inxhinier, anëtar partie prej vitit 2005, parashtroi si pika kryesore: kthimi i vëmendjes tek baza e anëtarësisë dhe vlerësimi mbi bazë meritokracie; rivitalizim i FRESH duke i bërë ata pjesë e vendimmarrjes dhe organizimeve periodike ku ata ta ndjejnë veten të vlerësuar dhe motivuar për të qenë pjesë e PS; riorganizim dhe verifikim i anëtarësisë së FGS, si dhe organizime takimesh dhe shkëmbime eksperiencash me FGS e bashkive të tjera për të ndarë ide dhe eksperienca për të rritur përfshirjen e tyre në struktura.

 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm