Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Asambleja e Zgjeruar e Bashkisë Gjirokastër, prezantojnë platformat 6 kandidatët për drejtues të PS

Të reja

Asambleja e Zgjeruar e Bashkisë Gjirokastër, prezantojnë platformat 6 kandidatët për drejtues të PS

14 Jun 2022    

Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar e Bashkisë Gjirokastër, prezantojnë platformat  6 kandidatët për drejtues të PS vendore

 

Partia Socialiste vijon takimet për procesin e ri zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor. Takimi i radhës u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar në Bashkinë Gjirokastër, ku  6 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Gentian Llogo, Ibrahim Kuka, Ilir Metaj, Irida Hoxha, Magdalena Margariti dhe Mihare Lapa paraqitën platformat e tyre të kandidimit për drejtues lokal.

Komisioni i Posaçëm i Kryesisë së Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj,  drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, deputetë, si dhe anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e 6 kandidatëve të përzgjedhur për fazën finale, si dhe të dëgjonin vizionin e tyre për rritjen e angazhimit të grave për përmbushjen e detyrimit statutor, komunikimin digjital me strukturat në emigracion; qasjen e tyre për përmirësimin e punës së strukturave dhe afrimin e të pakënaqurve, çfarë mund të bëhet më mirë me strukturat në zonat rurale,etj.

Në nisje të takimit, drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, u shpreh se procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj është tepër i rëndësishëm, pasi do të kenë një peshë të madhe në përballjet elektorale dhe se tashmë PS ka hyrë në një fazë, ku nevojitet përfshirja reale e grave dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse politike, pasi përfaqësojnë një pjesë të madhe të elektoratit socialist.

Kandidatja e parë gjatë prezantimit të saj u ndal në disa pika që sipas saj mund të ndikojnë në përmirësimin e mëtejshëm të punës, e më konkretisht: shfrytëzimi i mundësisë që ofrojnë platformat digjitale për përçimin e informacioneve dhe krijuar lehtësi komunikimi me anëtarësinë; gërshetimi i informacionit që ofron teknologjia me trashëgiminë historike të kontributorëve të vjetër në PS, në mënyrë që në organizata të mund të bëhet më shumë debat politik; shndërrimin e Organizatave Socialiste në një derë të hapur për çdo grua dhe të ri që ka dëshirë të përfshihet dhe kontribuojë në PS, etj.

Kandidati i dytë, duke iu referuar eksperiencës së mëparshme si drejtues i FRESSH, gjatë prezantimit të vizionit të tij për përmirësimin e mëtejshëm të punës, theksoi se është e nevojshme njohja e mirë e strukturave, analizimi i saktë i efektivitetit të anëtarësisë, koordinimi i punës sa më i mirë dhe komunikimi i hapur me anëtarësinë.

 

 

 

Kandidatja e tretë, Irida Hoxha, me profesion ekonomiste, aktiviste e hershme në PS, gjatë prezantimit të platfomrës së saj i kushtoi rëndësi nevojës së hapjes së partisë me të rinjtë, sidomos rininë studentore, si dhe disponueshmërisë dhe gadishmëri për dëgjimin e anëtarësisë, mirëfunksionimin e strukturave duke u bazuar në parimin e meritokracisë, etj.

Kandidati i katërt, Ilir Metaj, me profesion ekonomiste, anëtar partie që prej vitit 2005 në platformën e tij renditi si pika kyçe: organizimin e partisë duke përfshirë elementë të rinj në moshë dhe profesionistë, me qëllim shtrirjen kapilare të të gjithë strukturave në çdo zonë; respektimi dhe përfshirja në vendimmarrje edhe moshë të tretë, e cila ka kontribuar ndër vite; llogaridhënien e të zgjedhurve për nevojat e komunitetit dhe se çdo shqetësim i komunitetit duhet të diskutohet nga OS për të mos qenë thjesht një objektiv shtesë i fushatës elektorale, por një mundësi reale për të bërë ndryshime në terren dhe ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, etj.

Kandidatja e pestë, Mihare Lapa, me profesion ekonomiste, gjatë prezantimit të platformës së saj theksoi se si objektiva kryesorë ka: fitoren elektrorale të radhës, shtimin e anëtarësisë, sidomos me gra dhe vajza të reja, për tu energjizuar dhe pasur një jetë aktive dhe debat konstruktiv, afrimin e kujdo që ka dëshirë të kontribuojë dhe të përçojë vlerat e PS, etj.

 Kandidati i gjashtë, Gentian Llogo, me profesion ekonomist, i anëtarësuar në parti që në vitin 1995, në prezantimin e tij u shpreh se PS Gjirokastër duhet të vijojë të drejtohet me platforma dhe ide të qarta, që bazohen në: konsolidimin e strukturës dhe forumeve përmes një mirëmenaxhimi më të mirë të organizatave socialiste dhe deri në nivelet më të larta të drejtimit  lokal; fryma solidare dhe bashkëpunuese në grup dhe vënia në nivele drejtuese të të rinjve dhe grave; rritja e anëtarësisë në vendimmarrje; ulja e formalitetit të strukturave dhe harmonizimi i brezave; krijimin e lidhjeve të fuqishme me elektoratin; ruajtja e komunikimit me simpatizantët dhe anëtarët që jetojnë në migracion, etj.

Në përfundim të takimit, Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, theksoi se procesi i ri po dëshmon se PS është një parti e dyerve të hapura për këdo, parti e gjeneratës së re dhe u shpreh i bindur se të 6 kandidatët janë përfaqësues të një brezi që do e çojnë përpara PS. Klosi theksoi se procesi tregon diferencën e madhe me kundërshtarët politikë, sepse është transparent dhe në të është ftuar kushdo që ka dëshirën dhe vizionin për të drejtuar degët lokale të partisë. 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm