Mbështetur në Statutin e PS, neni 41, pika 5, Sekretari i Pergjithshëm dhe Kryetar i AK, njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
1.Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2.Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt -Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetarët e OS.
6.Të ndryshme.
* Mbledhja e Asamblesë Kombëtare do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.07.2019, ora 16.00 në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë .
KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE
Taulant BALLA