Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Bello: Mazhoranca, perqindjen me te madhe në RTSH ne baze te monitorimeve te KKRT

Të reja

Bello: Mazhoranca, perqindjen me te madhe në RTSH ne baze te monitorimeve te KKRT

21 Aug 2008    
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ngritëm shqetësimin se Radio Televizioni Publik shqiptar po kthehet në një instrument në duart e mazhorancës, duke përgatitur emisione speciale për gjithçka nxjerr nga goja kryeministri Berisha dhe turet turistike të kryeparlamentares Jozefina Topalli. Çuditërisht, reagimi nuk erdhi nga drejtuesit ekzekutiv, por nga Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH,

Para disa ditësh, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ngritëm shqetësimin se Radio Televizioni Publik shqiptar po kthehet në një instrument në duart e mazhorancës, duke përgatitur emisione speciale për gjithçka nxjerr nga goja kryeministri Berisha dhe turet turistike të kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Çuditërisht, reagimi nuk erdhi nga drejtuesit ekzekutiv, por nga Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, i cili demonstroi se është krejt i paaftë dhe se nuk kupton akoma se është zgjedhur për të respektuar ligjin dhe jo për ta shkelur atë. Me një arrogancë të shfrenuar ndaj përfaqësuesve të trupës legjislative, karakteristikë kjo e shefes së tij, znj. Topalli. Kryetari i KDRTSH dhe njëherë kërceu si ta kishte pickuar gjarpri, duke shfaqur hapur alergjinë ndaj togfjalëshit “taksapaguesit shqiptarë.

Nuk është detyra jonë t'i mësojmë këtij zotërie se RTSH është pronë publike dhe pasuri e të gjithë shqiptarëve, të cilët, edhe nëse nuk e paguajnë rregullisht taksën e aparatit, janë taksapaguesit e mbi 5 milionë USD që RTSH përfiton nga buxheti i shtetit çdo vit.

Megjithatë, duke mos patur kurrfarë dëshirë për të replikuar me të tillë drejtues që nuk arrijnë të kuptojnë përse janë zgjedhur, do të përqëndrohem në thelbin e problemit, pikërisht tek monitorimet që Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve (KKRT) i bën edicioneve informative në RTSH.

Gjej rastin të falënderoj të gjitha telvizionet private, kombëtare, rajonale apo lokale për korrektësinë e tyre në transmetimet e aktiviteteve të opozitës, si dhe të hapësirës që ato i kushtojnë partive të ndryshme parlamentare. Duke u ndalur tek RTSH, gjithnjë sipas KKRT, për 3 muajt e fundit, maj, qershor dhe korrik, kemi këtë situatë:

Muaji Maj

Për edicionet informative

1.Koha e plotë

Kryeministri 169.18 min (32.23%)

Qeveria 73.33 min (13.97%)

Parlamenti 53.93 min (5.74%)

PD 45.97 min (8.76%)

PS 75,77 min (14.43%)



Në total: PS+LSI 20%

Mazhoranca 65%

2. E njëjta situatë paraqitet edhe për transmetimet në sinkron

Muaji Qershor (Koha e plotë)

Kryeministri 130 min (27.57%)

Qeveria 63.48 min (13.40%)

Parlamenti 50.33 min (10.62%)

PD 55.45 min (11.70%)

PS 90.78 min (19.16%)

Në total : PS+LSI 25%

Mazhoranca 60%

Muaji korrik (Koha e plotë)

Kryeministri 116.25 min (21.31%)

Qeveria 126.62 min (23.32%)

Parlamenti 80.42 min (14.75%)

PD 55.22 min (10.12%0

PS 69.02 min (12.62%)

Në total PS+LSI 105 min (19.5%)

Mazhoranca 379 min (mbi 60%)

Shënim: Nëse mazhorancës i shtojmë edhe parlamentin, ku pjesën më të madhe e zë znj.Topalli, do të kemi një përqindje më të madhe të mazhorancës në edicionet informative të RTSH.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm