Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Beqja: KESH, me 190 milion euro humbje, nga paaftesia dhe korrupsioni

Të reja

Beqja: KESH, me 190 milion euro humbje, nga paaftesia dhe korrupsioni

22 Aug 2008    
Ky është pra bilanci i qeverisë së Kryeministrit Berisha, i cili vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe nuk është në gjendje të kuptojë që pafatësia dhe korrupsioni i qeverisë së tij kanë sjellë që shqiptarëve t'u mungojë shërbimi shëndetësor, furnizimi me ujë, mjediset ku të shkollohen fëmijët e rrugët ku të lëvizin njerëzit dhe mallrat.

- me 190 milionë eurot e humbura vjet në KESH, mund të ndërtoheshin dhe pasjiseshin ambulanca në 2500 fshatra të Shqipërisë, mund të ndërtoheshin dhe pajiseshin qendra shëndetësore për 300 komuna rurale në Shqipëri si dhe mund të ndërtoheshin 3 spitale rajonalë modernë me 1200 shtretër në total

Pas tre vjetësh qeverisje situata energjitike është kthyer në kërcënimin më serioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

Qeveria Berisha po mbush tre vjet dhe dështimi më spektakolar i saj është, padyshim, rrënimi i situatës energjitike të vendit. Jo vetëm konstatimet dhe deklarimet e përsëritura të Partisë Socialiste, por edhe institucionet më prestigjoze që asistojnë Shqipërinë prej 17 vjetësh konkludojnë që situata energjitike është kërcënimi më serioz për zhvillimin e qendrueshëm të vendit.

Pas 3 vjetësh qeverisje janë me dhjetra mijëra familje që faturohen aforfe dhe është kërkuar të vazhdohet kështu deri në janar 2009, edhe pse qeveria pati premtuar që “do të instalohen matësat në të gjithë konsumatorët e për rrjedhojë do të marrë fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe“.

Në vitin 2007 arkëtimet ishin jo më të larta se 81 %, ndërkohë që në vitin 2004 niveli i arkëtimeve ka qënë 88 %.

Viti 2007, sipas premtimit, duhet të ishte viti në të cilin shqiptarëve “do t'u garantohej furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike. Edhe pse u shpenzuan për import po aq miliona euro (176 milionë) sa në 4 vitet e mandatit të mëparshëm qeverisës, 2007 shënoi vitin e një errësire masive. Në këtë vit defiçiti i KESH arriti në 2.4 % të Produktit të Brendshëm Bruto apo mbi 190 milionë euro.

Ky është pra bilanci i qeverisë së Kryeministrit Berisha, i cili vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe nuk është në gjendje të kuptojë që pafatësia dhe korrupsioni i qeverisë së tij kanë sjellë që shqiptarëve t'u mungojë shërbimi shëndetësor, furnizimi me ujë, mjediset ku të shkollohen fëmijët e rrugët ku të lëvizin njerëzit dhe mallrat

- me 190 milionë eurot e humbura vjet në KESH, mund të ndërtoheshin dhe pasjiseshin ambulanca në 2500 fshatra të Shqipërisë, mund të ndërtoheshin dhe pajiseshin qendra shëndetësore për 300 komuna rurale në Shqipëri si dhe mund të ndërtoheshin 3 spitale rajonalë modernë me 1200 shtretër në total

- me 190 milionë eurot e humbura vjet në KESH mund ndërtohej superstrada Shkoder - Hani Hotit, superstrada Qafe - Thanë - Qafë - Plloçë si dhe ndërtoheshin mbi 1,200 km rrugë rurale

- me 190 milionë eurot e humbura vjet në KESH mund të ndërtoheshin dhe pajiseshin klasa për mbi 100 mijë nxënës në të gjithë vendin

- me 190 milionë eurot e humbura vjet mund ndërtoheshin ujësjellësa që do të furnizonin më ujë të pijshëm 1.2 milionë banorë të Shqipërisë, pra më shumë se 1/3 e qytetarëve të vendit.

Kryeministri që vazhdon të rrëshqasë në drejtim të paditur do ishte mirë t'u tregojë këto të vërteta shqiptarëve dhe jo të vazhdojë me demagogjinë duke përdorur togfjalëshin “ Do Të pasi koha e tij ka mbaruar.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm