Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Berisha po i perdor rruget per te vendosur monopolin e tij ne jug te vendit

Të reja

Berisha po i perdor rruget per te vendosur monopolin e tij ne jug te vendit

23 Aug 2008    
Duke u kërkuar ndjesë shqiptarëve, që edhe sot pushojnë, brenda apo jashtë vendit, do të doja të reagoja lidhur me deklaratat e kryeministrit Sali Berishës, se ka mbi 800 km autostradë në ndërtim apo se ka rikonstruktuar 1900 km rrugë kombëtare. Së pari, Sali Berisha gënjen kur thotë se po ndërton 800 km autostrada. Së dyti, Sali Berisha duhet të kishte mbaruar autostradat Lushnje-Fier, Fier-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, Fier-Vlorë, Shkodër-Han i Hotit dhe Bypass të Fierit. Asnjë prej tyre nuk ka mbaruar kur afatet kontraktuale kanë mbaruar. Sali Berisha, kryeministri ynë me shenjën e korrupsionit, si hajdut punësh, mori dje gërshërët edhe u mburr se mbaroi një vepër që socialistët nuk e kishin më parë.

Së pari, ne e kemi nisur punën të parët në atë vepër, e kemi mbikqyrur, kemi kërkuar hesap për ritmet skandaloze në 2006, kemi thirrur ministrat që qeshin në interpelanë, për të aplikuar penalitete kur kontrata u shkelë. Vazhdojmë të jemi të shqetësuar se cilësia në të, në një rrëshkitje të fortë, të pa eliminuar ende, do të bllokojë aksin sa herë të bier shi, si pak javë më parë. Që kryeministri ynë me shenjën e korrupsionit të mos këndojë më si gjeli tek plehu, dua të sjell në vëmendje të shqiptarëve faktin se: ne, socialistët, kur lamë pushtetin në 2005, i lamë të gatshme, në marrëveshje financiare të nënshkruara para Sali Berishës, për të ndërtuar këto autostrada:

1. Lushnje-Fier, e cila duhet të mbaronte në shkurt të këtij viti.
2. Fier - Vlorë, duhet të mbaronte në fund të këtij viti dhe sdihet kur do përfundojë.
3. Fier- Tepelenë, duhet të mbaronte në fund të këtij viti, por nuk ka filluar.
4. Shkodër - Han i Hotit, e cila duhet të mbaronte në fund të këtij viti, por nuk ka filluar.

Sali Berisha bëri cinikun dje, duke u tallur sërish me gjithë jugun, kur bëri një përbetim qesharak, për mendjen e tij gjithmonë e më të vogël, nga e cila nuk do dilte dhe për një vit boshti i madh Qëndror-Jugor, gënjeshtër edhe më e madhe se sa mendja e tij..

Së pari, ka 3 vjet që nuk jep asnjë qindarkë për këtë bosht, ndërsa njerëzit po vdesin si dy ditë më parë, në drejtim të Përmetit. Së dyti, Sali Berisha është i pandershëm dhe i pa drejtë me 2/3 e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për 7 muaj, Sali Berisha ka investuar 34.7 miliard, nga të cilat, 65 % vetëm në një vepër, ku Sali Berisha punon vetëm për të vjedhur, që është segmenti Rrëshen-Kalimash.

Nga 13.6 miliard lekë taksa të shqiptarëve, vetëm 11.4 miliard janë përdorur për një objekt, Rrëshen-Kalimash. Nga 20 miliard borxh, 75 % e tij, e ka përdorur vetëm në një objekt, Rrëshen-Kalimash.

Së treti, shtesa e parave në këtë vepër, është një tjetër padrejtësi me 240 milionë euro shtesë, mund të ishin ndërtuar autostrada Shkodër - Han I Hotit, Rruga e Arbërit, Lushnje - Tepelenë, Lushnje - Vlorë.

Do të doja të thoja se Sali Berisha, me këngën e tij të plehu nuk mund të sfumojë akuzat tona konkrete dhe raportet e ndërkombëtare, për paaftësi, shpërdorim dhe korrupsion, veçanërisht për punët publike. Berisha po i përdor rrugët për të vendosur monopolin e tij skllav në jug të vendit. Do të doja të bëja një thirrje kryeministrit tonë me shenjën e korrupsionit, të lërë mënjanë cinizmin me jugun, ai është i panatyrshëm e i pandershëm në jug, sa në det. Për këtë arsye, në të gjithë atë vend, ai nuk gëzon besimin e shqiptarëve, por vetëm besimin e një njeriu, Dashnor Alikos, kryeagronomit të Lazaratit.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm