Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace: Berisha genjen per Farken, korrupsioni ka mberthyer zhvillimin

Të reja

Brace: Berisha genjen per Farken, korrupsioni ka mberthyer zhvillimin

02 Sep 2008    
Këtu ka ndodhur një masakër e vërtetë mjedisore. Për shkak të këtyre ndërtimeve pa kriter, mjedisi është shkatërruar. Këtu vite më parë kanë qenë kodrat e kurorës së Tiranës, ato tani nuk janë më. Pas meje shihni atë që quhet Kodra e Diellit e cila nuk është më, është rrafshuar e mbi të, në majë të saj po ndërtohet pafund për të plotësuar epshin e babëzisë. Në çdo kodër ku shihni ndërtime kanë qenë plantacione të tëra më ullinj dhe pemë të tjera. Ato nuk janë më! Sikur të kishin gojë ullinjtë do të ulërinin “Lufter nuk ta patëm borxh!

Nënkryetari i Grupit kuvendor të PSSH, Erion Brace dhe deputeti socialist Marko Bello ishin sot në periferi të kryeqytetit, atje ku mbaron Tirana dhe nis komuna Farkë. Në vizitën në këtë komunë Brace u shpreh se mrekullia urbanistike e Farkës është mrekullia e korrupsionit:

“Pas sugjerimit të kryeministrit Sali Berisha për të marrë shembull nga mrekullia urbanistike e Farkës, si dhe pas dhjetëra telefonatash nga banorët e kësaj zone në zyrën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ftesës së tyre për të qenë këtu, jemi tamam këtu ku mbaron Bashkia e Tiranës dhe infrastruktura e saj, nëntokësore dhe asfalti mbitokësor, për t'u sjellë dëshminë më të qartë se mrekullia urbanistike e Farkës është thjesht mrekullia e korrupsionit.

Së pari këtu ka ndodhur një masakër e vërtetë urbane, ndërtimet janë thellësisht pa kriter, kanë pushtuar sipërfaqe të gjelbra dhe i kanë shfarosur ato, ndërkohë që pallatet tetë katëshe po i ngjiten kodrës gjithnjë duke ruajtur statusin sipas të cilit “ballkoni i njërit duhet doemos të hyjë në penxheren e pallatit tjetër dhe anasjelltas.

Së dyti këtu ka ndodhur një masakër e vërtetë mjedisore. Për shkak të këtyre ndërtimeve pa kriter, mjedisi është shkatërruar. Këtu vite më parë kanë qenë kodrat e kurorës së Tiranës, ato tani nuk janë më. Pas meje shihni atë që quhet Kodra e Diellit e cila nuk është më, është rrafshuar e mbi të, në majë të saj po ndërtohet pafund për të plotësuar epshin e babëzisë. Në çdo kodër ku shihni ndërtime kanë qenë plantacione të tëra më ullinj dhe pemë të tjera. Ato nuk janë më! Sikur të kishin gojë ullinjtë do të ulërinin “Lufter nuk ta patëm borxh!, sikur të kishin gojë ullinjtë do të mallkonin ministrin që ka dhënë lejen mjedisore për shkatërrimin e tyre.

Së treti këtu po ndodh një masakër e vërtetë përsa i përket shërbimeve. Shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm, energji elektrike, kanalizime të ujërave të zeza, infrastrukturë rrugore, kujdes shëndetësor, mundësi arsimimi ose nuk ekzistojnë fare, ose ekzistojnë thellësisht të kufizuara, duke dëmtuar rëndë cilësinë e jetës në gjithë këtë zonë. Do të doja t'u thoja që kjo zonë furnizohet me energji elektrike me statusin e fshatit, pra nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 5:00 të mëngjesit nuk ka energji elektrike. Ndërkohë që kanalizimet e ujërave të zeza përballë këtij blloku ku ndodhemi derdhen në Liqen. Ndërsa rrugët që lidhin këtë zonë me Bashkinë e Tiranës dhe që nuk janë më të gjata se 150- 200 metra, janë në këtë gjendje të mjerë, pluhuri tani dhe balte menjëherë pas shiut. Dhe të mendosh që njerëzit për tu strehuar këtu kanë paguar 1000 deri në 1200 euro për metër katror.

Ky është modeli i Sali Berishës, modeli i bombave sociale pranë qyteteve.

Së katërti, do të doja t'u thoja që në themele të kësaj masakre urbane qëndron grabitja e madhe me titujt e pronësisë që ka joshur babëzinë të ndërtojë këtu e që për të cilën ka konkluzione të pastra e të qartë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe tani e më në fund hetime të plota nga Prokuroria.

Nisur nga sa më sipër në emër edhe të këtyre banorëve, do të doja t'i kërkoja kryeministrit të vendit të ndalojë sa më parë masakrën mjedisore dhe urbanistike në këtë zonë, pasi siç e shihni një tjetër kodër po vazhdon të rrafshohet; të nisë menjëherë investimet për të garantuar këtu shërbimet bazë të furnizimit të plotë me ujë pasi pallate të tëra furnizohen me autobote, të furnizimit të plotë me energji elektrike, pasi gjatë gjithë natës nuk ka të tillë, të ndërtimit të infrastrukturës rrugore që për 100- 200 metra e lidhin këtë zonë me Bashkinë e Tiranës, të garantimit të shërbimit Shëndetësor dhe kushteve për arsim të plotë për këtë qytet me vete, të garantimit të shërbimit zjarrfikës.

Dua t'i kërkoj Sali Berishës të heqë dorë nga karshillëku publik me kryetarin e Komunës së Farkës që po i bën prokurorisë dhe hetimeve të saj. Dua të ftoj qytetarët e gjithë kësaj zone të cilët ndjehen të cenuar në të drejtën e tyre të pronës, të vijojnë të denoncojnë në organin e prokurorisë çdo grabitje, nëse e kanë të vështirë unë do t'i pres çdo ditë në zyrën e grupit parlamentar të PS, për t'i bërë unë këto denoncime.

Politika e Sali Berishës po merr jetë njerëzish, siç në Gërdec, sot ju dëshmova se si korrupsioni i Sali Berishës po çon dëm miliona euro të shpenzuara nga qytetarët për tu strehuar këtu në zemër të një masakre të madhe mjedisore, urbane, të shërbimeve dhe pronësore e cila po rëndon shumë cilësinë e jetës së këtyre banorëve. Përballë korrupsionit duhet të jetë drejtësia, ndaj edhe ligji i Sali Berishës që sulmon ashpër prokurorët që hetojnë korrupsionin duhet rrëzuar me çdo kusht.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm