Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace: KESH eshte korporata qe deshmon korrupsionin e Sali Berishes

Të reja

Brace: KESH eshte korporata qe deshmon korrupsionin e Sali Berishes

30 Aug 2008    
Qytetarët shqiptarë që nga marsi i këtij viti, paguajnë më shtrenjtë 1 kW orë energji elektrike dhe dy herë më shtrenjtë paguajnë errësirën, për shkak të përdorimit të mjeteve të tjera alternative për të prodhuar energji elektrike. Sipas raportit të FMN -së në fq. 28, çmimi, në muajin mars të këtij viti, për 1 kW orë energji elektrike, u rrit për fashën mbi 300 kW me 71 për qind, një shifër që na është mohuar vazhdimisht nga qeveria kur ndërmori këtë aksion të rritjes së tarifave.

Dje, nga një sërë njoftimesh, edhe publike, të emetuara edhe në media të ndryshme të vendit, na u bë me dije se orët pa energji elektrike po shtohen gjatë ditës dhe po shtrihen thuajse në çdo qark të vendit.

Zona bregdetare, vendbanimet në bregdet, që kanë qenë dhe epiqendra e sezonit turistik ende të papërfunduar, janë territori i ri që po vihet nën statusin e errësirës. Qytetet bregdetare, që më parë ishin pa energji elektrike, duke nisur nga Durrësi dhe Vlora, me një orar nga 6 deri në 10 orë në ditë mungesë të energjisë elektrike.

Zonat rurale, fshati, siç ka dëshirë ta thotë kryeministri ynë me shenjën e korrupsionit, është i pari i diskriminuar në furnizimin me energji elektrike pothuajse gjatë gjithë muajve të vitit. Duke nisur nga periferia që trajtohet sot si fshat dhe e ku ndodhet momentalisht kryeministri i vendit e që nis nga fundi i rrugës ‘Komuna e Parisit e kudo, veçanërisht natën, nga ora 00:00 deri në 05:00 të çdo dite të re. Pra shqiptarët ngrysen pa drita dhe gdhihen pa to. Dhe ky nuk është ndryshim.

Të gjitha këto ndodhin në vitin 2008, kur furnizimi me energji elektrike 24 orë na ishte premtuar nga Sali Berisha për një vit më parë, pra gjatë vitit 2007.

Të gjitha këto paralajmërojnë shqiptarët të bëhen gati të vuajnë përsëri, në dimrin e katërt e të fundit të Sali Berishës si kryeministër, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Pra Shqipëria nuk po ndryshon dhe faji për këtë është i Sali Berishës. Shqiptarët nuk kanë sot energji jo sepse hidrocentralet u shterën, as sepse në tregun e importit nuk ka energji. Shqiptarët nuk kanë sot energji sepse ndërmarrja shtetërore, KESH, që administrohet në çdo cep të saj, në të tre divizionet apo të tre degët në të gjithë Shqipërinë, nga Sali Berisha, ka falimentuar dhe ka falimentuar nga vjedhjet. Pra jo nga padija dhe injoranca e të emëruarve politikë të Sali Berishës në këtë ndërmarrje, por nga vjedhja e qëllimtë për fitime personale. Në tre vite që kjo ndërmarrje administrohet nga Sali Berisha, ka akumuluar një humbje fiskale prej afro 600 milionë euro. Sipas raportit të fundit të FMN - së të datës 4 gusht 2008, të cilit iu referua edhe ministri i financave pak ditë më parë, për vitin 2007, humbjet arritën në 2,4 për qind të GDP-së, ose afërsisht në 215 milionë euro, ose përsëri sipas FMN - së, sa buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2007. Ndërkohë, po prapë sipas raportit, humbjet fiskale për vitin në të cilin jemi, janë planifikuar minimalisht në 1,2 për qind të GDP-së, pra rreth 110 milionë euro të tjera.

E gjitha për shkak se KESH, e administruar nga Sali Berisha, mbledh paratë vetëm për 50 për qind të sasisë së përgjithshme të energjisë që hidhet në rrjet, 50 për qind tjetër vidhet dhe vidhet me dashje. Dhe këtë duhet ta dinë gjithë shqiptarët. Për këto shifra po përsëri i referohem raportit të FMN - së të datës 4 gusht të vitit 2008. Kjo është tabela e arkëtimeve apo të ardhurave të përgjithshme të KESH - it për sasinë e hedhur në rrjet, dhe, siç e shikoni, për periudhën e fundit, arkëtimet apo të ardhurat janë afërsisht 50% e energjisë që hidhet në rrjet.

KESH është vitrina ku ekspozohet me mburrje dështimi qeverisës i Sali Berishës. KESH është sot korporata që dëshmon më së miri super korrupsionin e Sali Berishës. KESH ka ndryshuar për keq dhe faji për këtë është i Sali Berishës.

Qytetarët shqiptarë që nga marsi i këtij viti, paguajnë më shtrenjtë 1 kW orë energji elektrike dhe dy herë më shtrenjtë paguajnë errësirën, për shkak të përdorimit të mjeteve të tjera alternative për të prodhuar energji elektrike. Sipas raportit të FMN -së në fq. 28, çmimi, në muajin mars të këtij viti, për 1 kW orë energji elektrike, u rrit për fashën mbi 300 kW me 71 për qind, një shifër që na është mohuar vazhdimisht nga qeveria kur ndërmori këtë aksion të rritjes së tarifave. Ndërkohë që po prapë, sipas raportit të FMN - së, tarifa mesatare për 1 kW energji elektrike u rrit nga 20 - 26 % dhe kjo thuhet po prapë në raportin e FMN - së. Ndërkohë që dy herë më shtrenjtë se sa kaq kushton errësira që vjen pikërisht për shkak të keqadministrimit të KESH dhe që e paguajnë qytetarët dhe bizneset. Kjo rritje behët për çdo shqiptar, për të mbuluar humbjet e KESH, për të mbuluar pra vjedhjet e përditshme e të përvitshme të KESH. Buxheti i çdo familje të çdo qytetari shqiptar dhe çdo biznesmeni shqiptar ka ndryshuar për keq, për të paguar vjedhjet në korporatën apo ndërmarrjen e vetme shtetërore energjetike të vendit dhe faji për këtë është i Sali Berishës.

Shqiptarët nuk po paguajnë më shumë para për mallin energji elektrike që ju mungon cdo ditë e më tepër, por po paguajnë më shumë para për vjedhjet e administratorëve të Sali Berishës.

Të ardhurat e çdo familje shqiptare, po ndryshojnë, po pakësohen e faji për këtë është i Sali Berishës

Sali Berisha po ju hyn shqiptarëve në portofolat e tyre, Sali Berisha po ju ndryshon për keq cilësinë e jetesës, ndaj as një, as dy, as dhjetë inaugurime në ditë punësh të pa bëra nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën nga ndëshkimi.

Në një tjetër raport tjetër të përbashkët të FMN - së dhe BB - së, të publikuar më 18 gusht 2008, pra pas raportit të cilit iu referova, të dyja institucionet, në fq.9, pika 29, paralajmërojnë risqet që i vijnë Shqipërisë për vitin 2008 dhe natyrisht për vitin 2009, ndër të cilat, të dyja institucionet rendisin së pari zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme, si risk për zhvillimet makroekonomike në këtë vend, së dyti reformën e sektorit të energjisë elektrike, së treti eksportet e ulëta dhe së katërti kapacitetet administrative. Po t'i përmbledhësh të katërta këto risqe, ato kanë të bëjnë vetëm me një, me qenien e Sali Berishës dhe mënyrën e tij të qeverisjes edhe për vitin në vazhdim. Pra risku themelor që i vjen shqiptarëve për vitin 2008 dhe 2009, i vjen ekzaktësisht nga politika e Sali Berishës, nga reforma e dështuar në KESH të Sali Berishës, nga eksportet që natyrisht janë të ulëta për shkak të mungesës së zhvillimit të qartë ekonomik të vendit, nën drejtimin e qeverisë së Sali Berishës, dhe në fund fare, për shkak të kapaciteteve të ulëta administrative, për shkak të reformës politike administrative të Sali Berishës. Pikërisht për këtë arsye Sali Berisha e ka humbur respektin dhe besimin e çdo shqiptari, me përjashtim të beut të ri të Farkës.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm