Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace: Raporti i FMN tregon marrdhenien e forte te qeverise me korrupsionin

Të reja

Brace: Raporti i FMN tregon marrdhenien e forte te qeverise me korrupsionin

22 Aug 2008    
Dje qeveria mohoi treguesit e korrupsionit nga raporti i FMN, më 4 gusht 2008. Dje qeveria na tregoi 107 faqe të FMN, kur nga data 4 gusht, ditë kur u publikua raporti, ka heshtur, madje, na ka fshehur edhe paloarritjet. Në këtë raport korrupsioni zë vendin kyç të vlerësimeve, pikën kulminante të dështimit të Berishës, majën më të lartë që i kanoset sot shtetit dhe çdo shqiptari. Tabelat dhe treguesit në to, tregojnë gjendjen reale, shtrirjen vertikale dhe horizontale të korrupsionit, marrdhënien e fortë të qeverisë me korrupsionin. Këto tabela dhe treguesit në to, tregojnë se proçesi i kapjes së shtetit, ka nisur që në thelb,

Për të disatën herë, kryeministri me shenjën e korrupsionit, bëri dje përpjekje heroike për të zhvlerësuar duke pështyrë institicionet monetare ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomike dhe financiare. Do të doja t'ju kujtoja që më herët, me të njëjtin qëndrimin, madje, në kanalet më të mëdhaja ndërkombëtare të lajmeve, Sali Berisha është paraqitur për raportin e korrupsionit të organizatës Transparency International, raportin mbi korrupsionin të IDRA Usaid dhe tani njësoj si në vitin 1996, po mban të njëjtin qëndrim ndaj raportit të FMN. I fryrë që i vogël nga gjilpërat komuniste të unimendimit, kryeministri me shenjën e korrupsionit, po dhunon shqiptarët e ditur dhe syhapur, duke ofruar dhunshëm vetëm analizat e tij demagogjike, të pavërteta dhe të gënjeshtra, si system referimi për të analizuar qeverinë, qeverisjen, administratën e tij në ikje dhe dështim. Arrogant për shkak të pasurimit të paligjshëm, trim për shkak të korrupsionit, Sali Berisha po synon edhe dhunimin e opozitës në të drejtën e saj kushtetuese të kontrollit të qeverisë, kur dje na akuzuan se po hedhim baltë mbi vendin tonë. Do të doja t'ju thoja, se vendi është bërë pis nga korrupsioni, vendi është përgjakur nga korrupsioni dhe jo nga denoncimi i korrupsionit të Sali Berishës. Dua të shprehë vullnetin tonë të qartë për të denoncuar situatën aktuale, të sistemit të kapur nga korrupsioni. Dje qeveria mohoi treguesit e korrupsionit nga raporti i FMN, më 4 gusht 2008. Dje qeveria na tregoi 107 faqe të FMN, kur nga data 4 gusht, ditë kur u publikua raporti, ka heshtur, madje, na ka fshehur edhe paloarritjet. Në këtë raport korrupsioni zë vendin kyç të vlerësimeve, pikën kulminante të dështimit të Berishës, majën më të lartë që i kanoset sot shtetit dhe çdo shqiptari. Tabelat dhe treguesit në to, tregojnë gjendjen reale, shtrirjen vertikale dhe horizontale të korrupsionit, marrdhënien e fortë të qeverisë me korrupsionin. Këto tabela dhe treguesit në to, tregojnë se proçesi i kapjes së shtetit, ka nisur që në thelb, që nga kapja e proçesit ligjbërës të familjes biologjike të Berishës, çka tregon se nuk është pushtet demokratik, por plaçkitës, ku shfrytëzohen nga një fis, nga një klan, që janë të gjitha të Sali Berishës. Ai është sot dhe gjithë jetën, kryeministri me bilancin më të përgjakshëm, me 26 të vdekur.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm