Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Danaj: Qeveria, injorim te plote problemit te dhunes ne familje

Të reja

Danaj: Qeveria, injorim te plote problemit te dhunes ne familje

23 Aug 2008    
Viti 2008 nuk është aspak viti i uljes, por viti i rritjes së krimit dhe dhunës në familje. Por më shqetësues është fakti që në analizën shtatëmujore të punës së qeverisë, të bërë para pak ditësh, kryeministri nuk tha as edhe një fjalë për dhunën në familje, si një nga prioritetet e premtuara, që sot është një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare. Prandaj pohimet mbi gjoja përkushtimin dhe dashurinë për gratë dhe vajzat apo sasinë e seminareve të zhvilluara, rezultojnë të jenë thjeshtësisht formale, sepse në analizën më të rëndësishme të qeverisë, ne pamë një injorim të plotë, jo vetëm të problemit të dhunës në familje, por edhe të gjitha problemeve të tjera që prekin gratë dhe vajzat shqiptare.

Qeveria e shpalli vitin 2008, si vitin e luftës kundër dhunës në familje. Por, shifrat dhe raportimet e policisë të njohura nga të gjithë, kronikat e ndjekura nga çdo qytetar, shtrirja gjeografike në të gjithë vendin e rasteve të dhunës në familje, dëshmojnë se qeveria ka dështuar plotësisht në këtë drejtim.

Viti 2008 nuk është aspak viti i uljes, por viti i rritjes së krimit dhe dhunës në familje. Por më shqetësues është fakti që në analizën shtatëmujore të punës së qeverisë, të bërë para pak ditësh, kryeministri nuk tha as edhe një fjalë për dhunën në familje, si një nga prioritetet e premtuara, që sot është një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare.

Prandaj pohimet mbi gjoja përkushtimin dhe dashurinë për gratë dhe vajzat apo sasinë e seminareve të zhvilluara, rezultojnë të jenë thjeshtësisht formale, sepse në analizën më të rëndësishme të qeverisë, ne pamë një injorim të plotë, jo vetëm të problemit të dhunës në familje, por edhe të gjitha problemeve të tjera që prekin gratë dhe vajzat shqiptare.

Partia Socialiste dhe Forumi i Gruas Socialiste, shprehin edhe njëherë shqetësimin e thellë dhe angazhimin e plotë qytetar për luftën kundër çdo lloj dhune dhe diskriminimi gjinor. Ne, pasi konstatojmë këtë dështim total të qeverisë dhe injorimin që po i bëhet njërit prej problemeve më të mprehta të shoqërisë shqiptare, theksojmë se zbutja, dhe më pas eleminimi i dhunës në familje do të jetë një ndër prioritetet themelore të Partisë Socialiste.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm